Miratohet me konsensus plani i veprimit për 12 kriteret

Rishikimi i planit të veprimit për 12 rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë u kërkua nga Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu e cila ka theksuar se, deri në janar duhet të përfundojë edhe hartimi i draftit.
Ministrja Bregu, theksoi sot se deri në fund të janarit, duhet të përmbyllet një agjendë e përbashkët veprimi për të përmbushur 12 kriteret e integrimit. Ajo bëri thirrje që të dyja palët të hartojnë një draft të plotë për këtë qëllim. Shefja e Integrimit ishte sot në komisionin parlamentar të Integrimit, ku ka sqaruar deputetët mbi masat e marra dhe detyrat që duhen bërë.
Bregu tha se gjashtë nga 12 kriteret, janë në përgjegjësinë e Ministrisë që ajo drejton, teksa shton se do të ketë një rishikim të planit të veprimit.. "6 rekomandime nga 12 të vendosura janë përgjegjësi direkte e ministrisë që unë drejtoj. 5 nga prioritetet janë ligjet me 3/5 dhe kanë të bëjnë me situatën politike në vend", u shpreh ajo, ndërsa shtoi se duhet dakordësi politike në hartimin e planit të veprimit. Punimet e komisionit të integrimit u ndoqën edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.
Sipas saj, grupi i punës do shohë si po ecën zbatimi i rekomandimeve, ndërkohë që do të ketë edhe ndarje të masave që do të zbatohen nga institucionet qeveritare. /Start/
2011-12-12 11:09