E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD sot ne 21 vjetorin e saj

Partia Demokartike feston sot 21 vjetorin e krijimit të saj. Zhvillimet demokratike në vendet e Europës Lindore e mbi të gjitha rrëzimi i Murit të Berlinit, një vit më parë, ishin sinjalet e qarta se historia e Shqipërisë dhe popullit shqiptar do të ndryshonte thellësisht. Lëvizja studentore në fillim të dhjetorit 1990, shtyu një grup studentësh dhe intelektualësh, të krijonin të parën forcë politike opozitare në Shqipëri, e cila do t’i jepte fund diktaturës komuniste dhe do të promovonte vlerat europiane për liri dhe demokraci. Thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, mbushën rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Sali Berisha, mjek kardiolog ishte në krye të lëvizjes së ndryshimit të madh të vendit. Duke marrë mbështetjen e të gjithë grupit nismëtar, zoti Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike.
Në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, komunistët e Partisë së Punës rikonfirmohen në djretimin e vendit dhe Partia Demokratike renditet në opozitë. Por, një vit më pas, në zgjedhjet e 22 marsit 1992, Partia Demokratike fiton zgjedhjet.
Prioritetet e programit politik të Partisë Demokartike ishin modernizimi dhe integrimi i vendit në strukturat euroatlantike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›