Strategjia kombëtare per ujin, fillojnë konsultimet në prefektura
12/08/2010 Problem kalimi në administrim dhe pagesa e energjisë elektrike
ELBASAN- Problemet në administrimin e ujësjellësve janë diskutuar gjatë një takimi mes përfaqësues të njësive vendore të Ministrisë së Punëve Publike të Bankës Botërore dhe drejtuesve të ujësjellësve. I pari që ka ngritur shqetësimin e tij për ujësjellësin dhe formën e administrimit ka qenë kreu i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini. Veç shqetësimit për moskalimin në administrim të ujësjellësit ka deklaruar se së fundi i ka mbërritur një shkresë, që i kërkon pagesën e energjisë elektrike për ndërmarrjen e ujësjellësit “ELBER”. “Ne si bashki i kemi bërë një shkresë Ministrisë së Ekonomisë pas një vendimi të Këshillit Bashkiak që të nisin procedurat për kalimin në administrim vendor, po ndërsa nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga kjo ministri, na vjen një shkresë nga Ministria e Financave, ku thuhet se duhet të paguajmë faturën e energjisë elektrike të ndërmarrjes “ELBER”. Bashkia e Elbasanit veç dhënies së lejeve për ndërhyrje nuk ka asnjë kompetencë as për çmimet dhe as për ujin e pijshëm, ndaj nuk ka pse të paguajë faturën e energjisë”, - thotë Sejdini. Deklarata e kryebashkiakut Sejdini ka marrë përgjigje nga përfaqësuesi i Ministrisë Taulant Zeneli. Ai tha se në VKM që i kalon ujësjellësit në administrim të njësive vendore, duke përjashtuar të gjitha ndërmarrjet që kanë kontrata me donatorë. “Ndërmarrja ‘ELBER’ e Elbasanit është rast specifik, pasi fillimisht ka pasur një kontratë koncesionare dhe pas prishjes së saj ajo ka një kontratë me Ministrinë e Ekonomisë. Pas përfundimit të kësaj kontrate, që ka një afat të caktuar, ujësjellësi do t’i kalojë njësisë vendore”. Ndërkohë lidhur me shkresën e mbërritur për pagesën e energjisë Zeneli tha se njësive vendore që nuk u kanë kaluar në administrim ujësjellësit nuk kanë detyrime për energjinë elektrike.
Gjatë takimit me prefektin e Elbasanit, Shefqet Deliallisi, janë diskutuar problemet që hasin drejtuesit e ujësjellësve dhe njësitë vendore në administrimin e ujit të pijshëm. Strategjia Kombëtare për Ujin do të përfshirë menaxhimin e efektshëm, investimet, përcaktimin e çmimit si dhe forma më të mira e administrimit të ujësjellësve nën asistencën e Bankës Botërore. “Ne synojmë të kemi një dokument të plotë dhe një plan veprimi konkret, me fonde të përcaktuara qartë për investime”, - theksoi Zeneli.