Thatësira dhe pakujdesia kthen zjarret në Shqipëri
12/08/2010 Shkodër, digjen hektarët e parë me pyje
Rreth pesë hektarë pyje me pishë janë përfshirë nga flakët në zonën e Shkodrës. Sipas burimeve nga ndërmarrja e pyjeve të qarkut të Shkodrës, zjarri ka rënë në tri vatra të ndryshme: një në komunën e Postribës dhe dy në komunën Rrethina. Në komunën e Postribës zjarri ka rënë në pyllin me pisha jo shumë larg rezervuarit të Shtodrit, ndërsa në komunën Rrethina dy vatrat e zjarrit kanë përfshirë kurorën me pisha të malit të Bardhajve në fshatin Bleran të kësaj komune. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e pamundur për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe terrenit të vështirë malor. Ndërkohë temperatura e lartë dhe era kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi dhe të përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme në rreth 5 hektarë pyje pishe. Për shuarjen e zjarreve janë vënë në lëvizje forcat e Policisë Pyjore dhe forcat e ushtrisë, që kanë përdorur mjete rrethanore dhe lopata për të ndaluar përparimin e flakëve në drejtim të zonës pyjore afër banesave. Ndërkohë këto forca kanë përdorur dhe kova me ujë të mbushura në një distancë rreth 15 minuta nga vatrat e zjarrit. Për rrjedhojë, ndërhyrja nuk ka mundur të ndalojë djegien e plotë të një sipërfaqeje prej rreth një hektarë me drurë pishe, ndërkohë janë dëmtuar dhe rreth 4 hektarë të tjerë. Efektivat e Policisë Pyjore dhe asaj të rendit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Deri tani mendohet se zjarri mund të ketë rënë nga pakujdesia e njerëzve. Hedhja e bishtave të ndezur të cigareve mendohet se është shkaku i rënies së zjarrit, por nuk përjashtohet dhe pista e vënies së qëllimshme të zjarrit nga persona që kanë si synim hapjen e sipërfaqeve të reja për kullota të bagëtive.
Ndërkohë në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, pikërisht anash segmentit Bërdicë–Trush, persona të papërgjegjshëm dhe të paidentifikuar kanë djegur goma të vjetruara automjetesh. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme përgjatë rrugës. Flakët mund të kishin vijuar më tej, duke rrezikuar dhe banesat, po të mos kishin ndërhyrë forcat zjarrfikëse. Ndërkohë ndotja ajrit ka qenë e konsiderueshme.