E Diel, 1 Nëntor 2026

Strategjia në Afganistan brengos SHBA-në

Komentet e Gjeneralit dhe personelit të tij, të bëra para reporterit të Revistës Rollin Stones janë të rënda. Një nga ndihmësit e quan Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare James Jones një kloun.

Një koment tjetër i rëndë ishte për nën-presidentin Biden. Vetë Gjenerali McChrystal flet me përçmim për të dërguarin e posaçëm në Afganistan dhe Pakistan, Ambasadorin Richard Holbrook dhe për ambasadorin amerikan në Afganistan Karl Eikenberi. Ai thotë gjithashtu se nuk kishte krijuar dot lidhje me Presidentin Obama.
Ndjenja e zhgënjimit ndaj luftës ndjehet në të gjithë artikullin e revistës Rolling Stone, i cili shkaktoi shkarkimin e Gjeneralit Stanley McChrystal.

Gjenerali Bill Mejvil, i cili ishte shefi i operacioneve nën komandën e Gjeneralit McChrystal, është cituar të ketë thënë se përfundimi në Afganistan nuk do të duket si fitore, nuk do të ketë erën e fitores apo shijen e fitores.

Strategjia në Afganistan u vendos në fund të vitit 2009, pas një shqyrtimi të gjatë e të hollësishëm. Në qendër të planit ishte dërgimi i 30,000 trupave shtesë në Afganistanin jugor për të forcuar luftën kundër kryengritësve. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, tërheqja e trupave mund të fillojë në korrik të vitit të ardhshëm.

Profesori Leri Gudson nga Kolegji Luftarak i Ushtrisë Amerikane, thotë se kjo nuk është thjesht një strategji e vetme, por disa strategji të ndërthurura në një.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›