E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania zgjedh nesër presidentin

Nesër, gjermanët do të zgjedhin presidentin e tyre të ri. Kreu i shtetit gjerman nuk zgjidhet direkt nga populli, por nga e ashtuquajtura asamble federale me votë të fshehtë.

Asambleja federale është instanca më e madhe parlamentare e Gjermanisë dhe shërben vetëm për zgjedhjen e presidentit federal. Në të bëjnë pjesë të gjithë deputetët e parlamentit federal dhe një numër i njëjtë përfaqësuesish të landeve federale.

Se sa përfaqësues dërgon një land, kjo varet nga numri i popullsisë së landit përkatës.
Zgjedhësit në asamblenë federale mund, por nuk duhet domosdoshmërish të jenë politikanë.

Edhe njerëz të letrave, artistë, sportistë apo persona të tjerë të jetës publike dërgohen në asamble nga partitë. Në asamblenë e 14-të federale, e cila do të mblidhet në sot në ndërtesën e Reichstag-ut në Berlin, do të jenë 1244 të deleguar.

Unioni Demokristian-Kristiansocial (CDU/CSU) dhe liberalët e FDP-së, sipas parashikimeve do të kenë shumicën absolute me rreth 645 deri 647 vota.

Partitë qeverisëse kanë paraqitur kandidaturën e politikanit demokristian Christian Wulff për postin e presidentit federal. Kandidsti i socialdemokratëve (SPD) dhe ekologjistëve është Joachim Gauck teolog, aktivist për të drejtat e njeriut në ish-RDGJ dhe ish i ngarkuari i qeverisë federale për dokumentet e shërbimit sekret shtetëror.

Edhe e Majta dhe NPD do të kenë kandidatët e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›