E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, ndërtohet një urë e re me 3 mln $

Kjo ure lidh rreth 40 mije banore dhe do te ndihmoje zhvillimin e agrobiznesit dhe te industrisë së naftës. Ndërtimi i kësaj ure nisi në maj të vitit të shkuar dhe për të u shpenzuan 3 milion dollarë, investim i një kompanie private.

Presidenti i kompanisë “Bankers Petrolium”, Abby Badwi, u shpreh se kjo urë e cila zëvendësoi një urë të varur këmbësore u mundëson rreth 40 mijë banorëve të kësaj zonë të lidhen direkt me autostradën Fier-Tiranë, pa patur nevojën të kalojnë ne qytetin e Fierit, duke kursyer rreth 25 km rruge.

“Kjo urë e re që lidh pjesën jugore  me atë veriore  te fushës naftëmbajtëse Patos-Marinëz, do të ndihmojë në zhvillimin e krejt zonës dhe në tregtimin e prodhimeve bujqësore-blegtorale te fermerëve", theksoi ai. Në ceremoninë i inaugurimit ishte edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ministri i Ekonomisë, Nasip Naço. /Start/

                                                                                             2012-03-12 16:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›