E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama s’ka ferrë për Bamirin

Ai shton se Rama tani nuk di se kujt t’ia hedh në prehër Bamirin.

 “Pasi e detyroi të votojë, tani e ka kapë halli se në ç’ferrë do ta vendosë. Unë i them Ramës  se viti i themelimit të PD-së, ka një histori, kanë dështuar të gjithë ata të cilët janë përpjekur t’u servirin sapunin për djathë. Se atë faqeziun nuk votoi për shkarkimin nga KLD-ja, sepse nuk guxonte të votonte, partitë Portokalli. Tani derdh lot krokodili se po përçahet e djathta. Mendoj se komenti më i mirë është “No Koment”, tha Berisha në mbledhjen e grupit. Sipas kryeministrit, përpjekjet e Ramës për të ndriçuar të djathtën janë përpjekjet më interesante të kohëve të fundit. “Në të gjitha ciu ciu-t e javëve te fundit zhvillimi më interesant është përpjekja e zotit Rama për t’u bërë arkitekt i të djathtës. Pasi e ndriçoi të majtën, tani si t’ia bëjmë me të djathtën”, shtoi.

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi edhe nismën e ndërmarrë në Komisionin e Ligjeve për shqyrtimin e ligjit për Gjykatën Administrative. Gjithashtu, Berisha kërkoi nga opozita mbështetjen për heqjen e imunitetit. “Nëse janë të çliruar nga një grusht i vogël milionerësh, që siç e keni vu re, flasin vetëm për para. E kanë ngulitur gjer në palcë, se për të qenë socialist i efektshëm duhet të jesh milioner. Fideli po, por jo prurjet e reja. Në rast grupi i milionerëve e lejon ne do ta vlerësonim shumë”, tha kryeministri. /Start/

                                                                                             2012-03-12 15:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›