Strati: Vlora, ndeshja më e vështirë për Luftëtarin
Ish-kapiteni i vlonjatëve, Ermir Strati, paralajmëron shokët e ekipit të ri për të pasur kujdes maksimal në këtë transfertë të vështirë
Për Luftëtarin duket se nuk ka pengesa, nëse ky ekip do të luajë me mundësitë që ka, madje pa u sforcuar aspak. Vlora, me të cilën do të luajë ndeshjen e parë, fazën e parë e befasoi në Gjirokastër dhe kuptohet që në shtëpinë e saj do ta kërkojë me ngulm fitoren.
Gjithsesi, duke qenë më i kompletuar dhe me më shumë kualitete, ekipi gjirokastrit nuk duhet ta diskutojë 3-pikëshin. Humbja ose edhe barazimi do të jenë surprizë e pakëndshme për Luftëtarin. Në futboll ndodhin të gjitha, kështu që gjirokastritët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përqendruar për të bërë nisjen e duhur për gjysmën e dytë të këtij kampionati.
Strati Një nga tre futbollistët e ardhur te Luftëtari për fazën e dytë është Ermir Strati, i cili ka lindur në Vlorë, më 11.11.1983. Ai ësht렠 inkuadruar me ekipin e të rriturve të Flamurtarit sezonin 2005-2006 dhe vetëm sezonin 2010-2011 kaloi te Vlora, ku luajti edhe fazën e parë si mesfushor, kapiten dhe ndihmëstrainer, për të ardhur në janar te Luftëtari, që ndeshjen e parë të fazës së dytë e ka pikërisht në Vlorë. Pra, Strati për herë të parë ndërron ujin, pra dezerton nga kampi vlonjat. Për ndeshjen e nesërme ai thotë:
Ndeshja me Vlorën, për mendimin tim, është shumë e vështirë, sepse unë e njoh shumë mirë ish-ekipin tim dhe Luftëtari duhet ta vlerësojë maksimalisht. Vlora ndoshta nuk është një ekip shumë i fortë, por është i përbërë nga djem vlonjatë, disa mjaft të talentuar, që kërkojnë afirmimin e tyre.
Është një klub i mirorganizuar, me një president të përkushtuar dhe me një grup lojtarësh ambiciozë, ndaj për mua është ndeshja më e vështirë e gjithë fazës së dytë për Luftëtarin. Tani jam te Luftëtari dhe, sipas ligjeve të futbollit profesionist, do ti shërbej këtij me sa të mundem për të raelizuar objektivin e sezonit, drejt të cilit do të avancojë gjithmonë e më shumë.
