Strauss-Kahn lirohet nga akuza

Dominique Strauss-Kahn u largua sot, pa dhënë deklarata, nga gjykata penale e Manhatanit pas një seance të shkurtër, gjatë së cilës gjyqtari amerikan Michael Obus vendosi të braktisë akuzat e ngritura ndaj tij.
Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorëve të cilët dyshuan mbi besueshmërinë e akuzueses 32 vjecare Nafissatou Diallo. Dominique Strauss-Kahn u fut triumfues ne një makinë të zezë së bashku me bashkëshorten e tij Anne Sinclair si dhe avokatin Benjamin Brafman, me një ndenjë triumfuese.
Vendimi i gjyqtarit i jep fund tre muajve të një procesi gjyqësor plot peripeci që i kushtoi Dominique Strauss-Kahn postin e drejtorit të përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar.