Strauss Kahn mbyll marreveshjen me kamarieren
ë Nju Jork është mbyllur me anë të një ceku prej shumë milionash, cështja gjyqësore që kishte përfshirë Dominik Straus Kan. Ish drejtori i përgjithshëm i FMN-së, i akuzuar për përdhunim nga një kameriere ka arritur një marrëveshje. Skandali në fjalë shpërtheu në datë 14 maj të vitit 2011. ekonomisti francez, 63 vjecar, dha dorëheqjen nga kryesia e FMN-së si dhe u tërhoq nga zgjedhjet presidenciale në Francë, si përfundim u divorcua dhe nga bashkëshortja e tij. Duke dala nga zyra ku dhe u firmos marrëveshja ai ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur. Shifra për të cilën ëshët rënë dakord nuk është bërë publike, por flitet që shifra të jetë rreth 4 milionë e gjysëm euro. Por gjithësesi Starus Kan rrezikon ende të akuzohet për favorizim të prostitucionit në një cështej tjetër gjyqësore.