E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azarov mund te jete serish ne krye te qeverise ne Ukraine

Ukrahina ka zgjedhur linjën e vazhdimësisë.
Mikola Azarov sipas të gjitha gjasave do të jetë ende kryeministër i vendit. I emëruar nga presidenti Viktor Janukovic, ai pret konfirmimin nga parlamenti i vendit.
Azarov, në pushtet që nga viti 2010, konsiderohet si një nga njerëzit më besnikë të presidentit. Mandati i dytë i tij vjen në një klimë të vështirë për vendin ish sovjetik, mes paqëndrueshmërisë politike dhe bllokimit të borxhit nga ana e fondit monetar ndërkombëtar.
Sipas analistëve, Azarov mbetet zgjedhja më e mirë e presidentit Janukovic, pasi ai nuk ka ambicie politike dhe nuk do të ndiqte një linjë politike të ndryshme nga ajo e presidentit.
Por kundër riemërimit të tij është partia e Vitali Klitshko. Ndërkohë që 223 deputetë janë dakord, por për të marrë konfirmimin duhen 226 vota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›