Facebook mbyll llogaritë e talebanëve

Gazeta Washington Post shkroi se porositë e talebanëve të Pakistanit, që mund të shiheshin deri para disa javëve në Facebook, janë mbyllur nga kompania.
Gjatë fundjavës, Facebook ka mbyllur një faqe rekrutimi për organizatën TTP, ose Tehreek-i-Taliban.
Sipas Los Angeles Times, faqja TTP ka rekrutuar kontribuues për një revistë të re tremujore, të quajtur Ahyah-e-Khilafat.
Faqja kishte 281 “pëlqime” deri të premten në mbrëmje dhe kishte porosi në anglisht, kryesisht të buta.
Rrjetet sociale aktualisht janë bërë ndër burimet kryesore për përhapje të ideologjisë së caktuar nga grupe të ndryshme nga tërë bota.