E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Prishtina po përgatit plan provokues

Ivica Daçiç

Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se burimet inteligjente të Serbisë, tregojnë se autoritetet në Prishtinë janë duke u përgatitur për një provokim gjatë mbajtjes së zgjedhjeve më 6 maj.

Daçiç ka thënë se këto plane do të mund të parandaloheshin në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.

Materiali zgjedhor mund të konfiskohet dhe njerëzit që marrin pjesë në zgjedhje mund të arrestohen, kjo do të bënte që të mos rrezikoheshin vetëm zgjedhjet por edhe siguria e njerëzve , ka thënë Daçiç, raporton B92.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar dhe të insistojë që UNMIK-u dhe OSBE-ja, të ndihmojnë në organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›