E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strazimiri: Deputetët e PS janë kthyer në polici private e Dash Pallatëve

Deklarata e plotë e deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri: “Siç është njoftuar nga media sot, aksioni politik i Grupit Parlamentar të PS, është reduktuar në mbrojtjen fizike, me sistem dezhurni nga deputetët ,të Dash Pallatit,i cili ka mbirë në mes të njërës nga rrugët e Tiranës,si dëshmi e përbuzjes së shtetit ,ligjit dhe qytetarëve. Reduktimi i Grupit Parlamentar në polici private e Dash Pallatëve,Fidel-kullave etj., e vendos votën e socialistëve të dhënë në 28 qershor për integrimin e Shqipërisë në Evropë, në nivelin më të ulët e më përçmues në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Reduktimi i PS-së,në një sindikatë zaptuesish të trojeve publike,është sinjali më dëshpërues që mund të emetohet nga zaptuesi aktual i PS, për ata mijëra votues, anëtarë e simpatizantë qe votën e dhanë me shpresën dhe besimin për një beteje politike e parlamentare ,e jo per politikë rruge e rrugaçësh. Shqipëria do të vazhdojë të ecë drejt BE dhe askush që tenton ta bllokojë rrugën drejt Brukselit si një ndërtim pa leje ,nuk do të mundet të ndalë vendosmërinë tonë për t’i rikthyer shqiptarëve centimetër tokë publike të grabitur a zaptuar. Ky shtet drejtohet sot nga ligjet dhe zbatimi i ligjit do të fitojë ,sepse, siç tha dje ministri francez për europën Pierre Lellouche, BE nuk pranon si anëtare vende me korrupsion dhe mafia”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›