E Diel, 1 Nëntor 2026

Leksioni i fitores ruse që s’erdhi kurrë në Afganistan

Rusia i është afruar shumë qëllimit të saj ndaj Afganistanit, madje më shumë nga sa mendohet. Se si ia doli mbanë gati për të fituar dhe se si pësoi disfatë, kjo duhet të shërbejë si një leksion i mirë për politikëbërësit e Amerikës sot.
Ndërkohë që administrata e Obamës ka vendosur të shtojë trupat në Afganistan, cilat janë problemet me të cilat do të përballen forcat amerikane dhe cila është mënyra për të dalë nga kjo situatë? A mund ta fitonte Rusia luftën në Afganistan? Sot, fitorja e antirusëve muxhahidinë duket e parapërgatitur si pjesë e triumfit të fundit të Perëndimit në Luftën e Ftohtë.
Të japësh mendimin se një rezultat alternativ ishte i mundur dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për të mësuar shumë prej përvojës ruse në Afganistan mund të tingëllojë mjaft e diskutueshme. Por, për ta shmangur të qenët pa shpresë nga “varrezat e perandorive” të ulëta, projektuesit ushtarakë të Amerikës do të tregoheshin mendjemprehtë për të studiuar me kujdes se si Rusia doli triumfuese nga lufta prej disa dekadash.
Padyshim që ka një mori ndryshimesh thelbësore midis luftës së rusëve më 1980 dhe misionit amerikan në ditët e sotme. Së pari, Rusia është futur në mes për të ruajtur regjimin komunist, i cili ishte në rrezik të shkatërrimit për shkak të rezistencës gjithëpërfshirëse dhe shpesh traumatike.
Ndryshe nga rusët dhe regjimi i tyre, Amerika nuk është e interesuar që të zhvendosë me forcë burkasit nga gratë afgane, duke i drejtuar armët mullahëve se i rezistojnë laicizmit apo se riprogramojnë politikat dhe zakonet shoqërore të afganëve. Në vend të kësaj, Uashingtoni ka një qëllim disi më të limituar: domethënë që të sigurohet se Afganistani do të mbesë një bazë jo mirëpritëse për grupet ekstremiste që shpresojnë të sulmojnë Perëndimin. Së dyti, ushtria ruse ishte e përgatitur për të luftuar në një luftë totale në Afganistan, duke pasur mjaft humbje të rënda në njerëz dhe në makineri luftarake dhe duke shkaktuar dhunë dhe spastrim në radhët e afganasve luftarakë.
Asnjë komandant amerikan nuk do të ishte i gatshëm të kryente një luftë të tillë sot; ushtria amerikane e kupton më së miri se të dezertosh dhe ta quash këtë paqe, nuk ka asnjë mundësi për ta kthyer në rebelim.
Por, përvoja ruse duhet shpërfillur tërësisht. Kur trupat ruse u tërhoqën nga Afganistani në shkurt 1989, ishin të shumë ata amerikanë që shpresonin të shihnin mujahidinët që përmbysnin qeverisjen pro Moskës në Kabul. Kjo nuk ndodhi. Regjimi i drejtuar nga Mohammad Najibullah, të cilin Moska e emëroi president më 1987, mbeti në kontroll të vendit. Për një moment, u duk sikur Kremlini kishte lënë një qeveri afgane në fuqi, që mund t’i rezistonte tërheqjes ruse.
Qeveria e Naxhibullahut ishte e aftë të mbijetonte, sepse Naxhibullah njohu kotësinë e strategjisë së hershme ruse në Afganistan. Afganët, ai e dinte mirë, nuk do të luftonin dhe do të vdisnin për Rusinë. Por, ai e kuptoi, se afganët do të zgjidheshin për të punuar me qeverinë në mbrojtje të interesave lokalë dhe të klaneve të ndryshme. Naxhibullahu lejoi liderët rajonalë – dhe, në disa raste, komandantët e mëparshëm muxhahidinë – të formonin ushtrinë e tyre dhe të bashkoheshin me ushtrinë e kualifikuar. Më e sukseshmja ishte milicia Uzbek e udhëhequr nga gjenerali Abdul Rashid Dostum, i cili krijoi divizionin e 53-të të këmbësorisë në ushtrinë afgane. Nisja e trupave ruse - “të huajt” - dobësoi lidhjet midis përçarjeve të ndryshme muxhahidine.
Qeveria e Naxhibullahut ishte rivale për një kohë të gjatë, për të drejtuar çarjet midis grupeve ushtarake dhe më pas të merrte avantazhin e luftimit që erdhi si përfundim.
Në të njëjtën kohë, Naxhibullahu u pajis me armë, ushqim dhe karburant nga rusët, të cilat i dhanë një avantazh domethënës në fushën e betejës dhe burimet e tjera me fuqi zjarri. Ushtria afgane përvetësoi aeroplan-gjuajtësit rusë dhe zotëronte qindra reaktivë produkte ruse në arsenalin e vet. Qeveria në Kabul gjithashtu nxori shumë programe radikale shoqërore e teknologjike, të cilat më parë përkraheshin nga liderët komunistë afganë. U largua prej ideologjisë marksiste dhe përqafoi Islamin, duke bërë përpjekje të vendoste shumë mullahë në qeveri.
Më në fund, Naxhibullahu ndërtoi një rrjet përkrahjeje në të gjithë vendin për të shpërndarë bujarinë e qeverisë, të siguruar prej Rusisë. Në veçanti, mbajti hapur rrugën Saland - një linjë furnizuese që lidhte Kabulin me pjesën jugore të vendit – duke goditur një seri të tërë fshatrash dhe njerëzish, që binin dakord për të penguar mujahidinët të sulmonin në linjat furnizuese, në shkëmbim të një sasie që vinte nga Rusia.
Shkurt, regjimi i Naxhibullahut i ngjante një versioni komunist të Mohammad Nadir Shah, i cili drejtoi vendin pas rënies së Mbretit Amanullah Khan më 1929. Si Shahu, edhe Naxhibullahu, nxitën modernizimin më shumë se reformat, qetësuan interesat lokalë, ndërkohë që përdornin teknika ndarjeje dhe parimesh për të thyer kundërshtarin, po ashtu fokusoheshin në forcimin e ushtrisë së shtetit dhe shërbimeve sekrete. Regjimi i Naxhibullahit demonstroi elasticitetin e tij gjatë mësymjes së muxhahidinëve të këshilluar keqas në qytetin jugor të Xhalalabadit në mars të vitit 1989.
Edhe pse këshilluesit e ushtrisë pakistaneze dhe amerikane ishin të bindur se pjesa dërrmuese e ushtrisë afgane do të dëmtohej dhe qeveria e Naxhibullahit do të thyhej, muxhahidinët mbivlerësuan fuqinë e tyre dhe ishin të detyruar të tërhiqeshin. Shpresat e fryra të suksesit kishin parasysh disfatën e lëkundur të aleancës së forcave anti-Naxhibullah; ndërkaq, morali në qeverisje u ngrit në qiell dhe përpjekjet e Najibullahut për të bindur liderët lokalë të kthenin mbrapsht urdhrin, nisi të korrte frute më të mëdha.
Nga vera e vitit 1989, zyrtarët amerikanë nisën të pranonin se Najibullah kishte qenë i suksesshëm në gjetjen e rehatisë së pjesshme me disa elementë rezistence.
Vlerësimi tipik i arsyeshëm nuk u çmua më prej mbijetesës së Najibullahit prej javësh dhe muajsh. Në gusht të 1989 analizat mbi “MacNeil/Lehrer News Newshour” nxorri këtë përfundim “Prospekti i një fitoreje guerile të plotë në Afhanistan po zmbrapset. Shpejt a vonë, ata mund të nxisin një rivlerësim nga mijahidinët dhe përkrahësit e tyre perëndimorë”.
Rusët dhe regjimi i tyre në fuqi në Kabul, shpresonin për një marrëveshje, që pas tërheqjes, pakistanezët dhe Amerika do të ndalnin armët dhe financimin e muxhahidinëve. Kjo nuk ndodhi. Muxhahidinët u financuan me të paktën 500 bilionë dollarë në vit (më 1991, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë fund ndihmës që jepnin, ndërkohë që fondet e Pakistanit dhe Arabisë Saudite vazhdonin). Një fakt i rëndësishëm është se Naxhibullahu do të mësonte se asnjë qeveri në Kabul nuk do të shpëtonte pa marrëveshjen e detyruar të Islamabadit. Në pozicionin e kreut të policisë sekrete të Afganistant në vitet 1980, Naxhibullahu nxiti përpjekjet për të shkatërruar qeverinë pakistaneze dhe intensifikoi përpjekjet për nxitjen e rebelimit në provincën pakistaneze të Beluçistanit. Edhe pse zyrtarët pakistanezë sinjalizuan se do të lejonin disa anëtarë të regjimit komunist në koalicion me një qeveri afgane - që ishte kundërshtare me Naxhibullahun - një figurë potenciale kërcënuese ishte ende në fuqi.
Kur sulmet muxhahidine vazhduan krah Naxhibullahut, shërbimet inteligjente të Pakistanit hetuan lidhur me dobësimin e bërthamës qeveritare. Ata gjetën dobësi në zemrën e parimeve të Naxhibullahut: në mars 1990, ministri i mbrojtjes, Shahnawaz Tanai u përpoq të përmbyste Naxhibullahun në bashkëpunim me Gulbuddin Hekmatyar, të cilin Pakistani e zgjodhi si drejtues të vendit. Goditja dështoi – por ama e drithëroi Naxhibullahun, i cili nisi të mos i zinte besë askujt jashtë rrethit të tij. Figura të tilla si Dostum, nisën të frikësoheshin se mos ishin të rrezikuar dhe mund të eliminoheshin. Rënia e Naxhibullahut nga pushteti na kujton se fati i qeverisë së Kabulit është i lidhur ngushtë me atë që ndodh në Pakistan. Më pas, në dhjetor 1991, Rusia u rrëzua, duke marrë me vete varganin e rëndë që i kishte dhënë mundësi Naxhibullahut të blinte besnikërinë në mbarë vendin.
Një sërë disfatash pasuan, më e shquara ajo e Dostumit, që në pranverë të vitit 1992 bashkoi forcat me Ahmed Shah Masoud në përpjekje për të penguar një fitore të Hekmatyar. Këto spostime aleancash më në fund e rrëzuan qeverinë e Naxhibullahut.
Stabiliteti fillestar i qeverisë së Naxhibullahut sugjeronte se afganët do ta pranonin përgjegjshmërinë për fatin e qeverisë së tyre, kur gjurma e huaj në vendin e tyre ishte dobësuar mjaftueshëm - por vetëm se mbrojtësi i jashtëm do të përgatitej të furnizohej me trupa afgane. Qeverisja qendrore në Kabul u forcua, kur nisi të dërgonte dhurata në provinca, më shumë sesa mblidhte taksa prej tyre.
Por, dikush duhej të paguante për këtë. Mbretëria e Bashkuar u përkujdes për pasuritë e Indisë gjatë shekullit XIX; Bashkimi Sovjetik dërgoi biliona rubla në Afganistan. A është Uashingtoni i përgatitur për të luajtur një rol të tillë ditët e sotme? Rënia e Naxhibullahut nga pushteti është një kujtesë për njerëzit, se fati i qeverisë së Kabulit është totalisht i lidhur ngushtë me atë që ndodh në Pakistan (Naxhibullahu ngeli në Afganistan dhe u vra nga talibanët më 1996). Për aq kohë sa ishte në gjendje të binte në kompromis dhe të negocionte me këshilltarët e tij, ai u dha pas një kundërshtari të fortë në Pakistan, i cili ofroi strehë për armiqtë e tij dhe një sasi të madhe fondesh, armë dhe mbështetje ndaj grupeve që rebeloheshin nga qeverisja e tij.
Rruga për në Kabul shtrihet përmes Islamabadit - këto kohë, madje edhe përmes Peshawarit, ku rebelimi pashtun ka bazën e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra, duhet t’i bëjnë vetes disa pyetje. A është presidenti afgan Hamid Karzai një tjetër Babrak Karmal, i cili ishte i preferuari për lider në Afganistan, por që nuk ishte në gjendje të ndërtonte një regjim vetëmbështetës, që lejonte mirëbërësit e huaj të largoheshin për në vendin e tyre? Ekspozimi më i fundit nga Karzai sugjeron se Afganistanit do t’i duhen edhe të paktën 5 vjet të marrë pushtetin në duar dhe të paktën 15 vjet të tjerë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk do të sjellin kaq shumë mirëbesim mes politikëbërësve amerikanë.
Mbetet ende e paqartë nëse qeveria e tanishme afgane mund të gjejë një lider Pashtun, i cili do të gëzojë njëfarë kredibiliteti midis jopashtunëve, për të ndërtuar një qeveri qendrore jetëgjatë. Vonesa e Karzait në caktimin e kabinetit të ri është shqetësuese. Edhe pse administrata e Obamës shpreson për më të mirën, është e nevojshme të pyetet nëse ai ka atë Naxhibullahun e vet, që po pret krahët. Nëse është kështu, tashmë është koha e duhur për të ecur përpara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›