E Martë, 3 Nëntor 2026

Strehimi social në Delvinë, nis faza e parë e projektit në ndihmë të familjeve në vështirësi

Bashkia Delvinë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare prej disa muajsh është duke zbatuar projektin e rehabilitimit të banesave në këtë qytet për familjet në nevojë.

Sipas shefit të kabinetit Ersi Hamiti ky projekt vijon prej katër vitesh tu vijë në ndihmë banorëve të Delvinës.

“Bashkia Delvinë është e përfshirë në rehabilitimin e banesave në shtresat në nevojë dhe të pa favorizuara për mbështetje, të cilën  ne e kemi përfituar  dhe e operojmë prej katër vitesh”, tha ai.

Hamiti bëri me dije se një pjesë e këtyre punimeve ka përfunduar e ndërsa janë duke punuar për fazën e dytë për familjet e tjera që kanë përfituar nga ky investim.

“Vazhdojnë punimet tek pjesa që ka përfituar për ndërhyrje dhe rehabilitim”, shtoi ai.

Bashkia ka marrë të gjitha masat e nevojshme duke hartuar projekte të ndryshme për sistemimin e banesave që t’ju mundësojnë kushte sa më të mira banorëve.

Gazetare L.Fili 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›