Reformohet Kuba
Për shkak të situatës dramatike të ekonomisë në Kubë, Presidenti Raul Castro foli në parlament për liberalizimin e ekonomisë. Kubanezët së shpejti mund të ngrenë biznese të vogla. Takimi plenar i Asamblesë Kombëtare, ishte forumi i përshtatshëm për tonet e reja të papritura nga Havana.
Udhëheqja komuniste në të ardhmen do të lejojë pak më shumë ekonomi private. Presidenti i vendit Raul Castro foli për mundësinë që kubanezët të mund të marrin njerëz në punë si dhe më shumë liri ekonomike për sipërmarrjet e vogla.
Castro njoftoi një reduktim gradual të numrit të lartë të personelit në ndërmarrjet shtetërore, pa përmendur megjithatë shifra konkrete. Për këta punonjës zgjerimi i sektorit privat ofron një alternativë. Castro kishte thënë në prill se sektori shtetëror ka një milion punonjës më shumë nga sa i duhen. Ky sektor në Kubë numëron gjithsej pesë milionë punonjës.