E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strehuesi i Julian Assange

Dalja e fundit ne publik e Julian Assange ishte me 4 nentor gjate ne konference ne Zvicer.

Pas kesaj date ai ka qendruar ne Angli ne dy adresa te ndryshme njera prej tyre ndertesa e Frontline Club nje vend takim i gazetareve britanike dhe atyre nderkombetare.

Njeriu i fundit qe ka takuar thelemeluesin e Wikileaks perpara se ai te hynte ne stacionin e policise ishte Vaughan Smith themeluesi FrontLine Club. Korrespondenti i Top Channel e ka takuar ate ne sallen e konferencave te Front Line Club nga ku Assange me 26 Korrik anoncoi mekanizmin e leshit te dokumentave sekrete per luften ne Irak dhe Afganistan. Fillimisht Smith u pyet nese ai u suprizua qe zotit Assange nuk ju lejua liria me kusht.

U suprizova shume. Une isha ne te njejten makine nga cila e coi ne rajonin e policise. E rikujtoj momentin kur ai vendosi te hyje ne polici kur me tha se ishte i bindur qe do ti lejohej liria me kusht. Kjo ishte nje nga arsyet perse ai u vetedorezua. Nuk arrita ta kuptoj perse gjykatesi nuk e lejoi nje gje te tille pas vetedorezimit thote Smith.

Front Line club eshte pershkruar ne mediat britanike si selia sekrete e Assange ne zemer te Londres.

Julian Assange e ka perdorur Frontline Club si nje baze te tijen ne Londer gjate 4-5 muajve te fundit. Ai nuk ka qendruar ketu gjate te gjithe kohes pasi ka udhetuar per ne Suedi apo vende te tjera por ishte Frontline Club ishte nje vend qendrimi i vazhdueshem per te. Ai pagoi per dhomen ku qendronte njesoj ne Clubet e tjera. Une isha shume i interesuar te kisha ketu nje njeri interesant shume te informuar. Edhe gazetaret antare te club-it tone e donin nje dicka te tille. Une i kam pyetur antaret tane se cfare mendonin pasi disa e njihnin disa te tjere jo. Morem nje pergjigje pozitive nga te gjithe ata shton Smith.

Voughan Smith beson se akuzat per ngacmim seksual nuk qendrojne.

Une nuk i besoj ato por natyrisht tani kemi te bejme me procedura ligjore. Kam biseduar me pese gazetare te cilet i kane investiguar keto akuza. Cdonjeri prej tyre me ka pohuar se ato nuk qendrojne sipas pikepamjes se tyre. Jam shume rretha dyshues rreth tyre. Fillimisht ai u akuzua dhe me pas ato u rrezuan nga nje prokuror qe tha se akuzat nuk qendronin. Provat ishin te pa mjaftushme. Ai pyeti qe mund te largohej nga Suedia pasi qendroi atje per 40 dite. Ata kishin kohen e mjaftushme per tu marre me kete ceshtje. Kur u rikthye ne Londer papritur akuzat u ringriten. Une besoj se nje presioni eshte ushtruar. Keto qe them jane bazuar ne theniet e gazetareve qe une kam biseduar te cilet kane investiguar kete ceshtje tha Smith.

Sipas Voughan Smith nje ish-kameraman ne Afganistani ne dhe Kosove Wikileaks nuk ka shkaktuar dem ne jeten e njerezve sic pretendon Amerika.

Nuk besoj ne nje gje te tille. eshte e veshtire te thuash se cfare mund te kete ndodhur pas ketyre publikimeve. Ne duhet te presim te pakten pese vjet dhe te shikojme. Duhet te kuptojme. Nuk eshte WikiLeaks qe direkt po ben shperndarjen. WikiLeaks eshte duke bashkepunuar me pese gazetat me te medha ne bote te cilat jane duke bere redaktimet e nevojshme duke fshire emrat. Eshte gabim te fokusohemi vetem tek Wikileaks dhe harruar faktin qe dokumentat po kalojne neper kanalet mediatike. Une jam shume i qete me kete aspekt shton Smith.

I pyetur nese zoti Smith beson se me 14 dhjetori Assange do ti lejohet liria me kusht ai u pergjigjShpresoj shume. Per mua do te jete nje tronditje nese nuk rifiton lirine me kusht. Nje prej shume gjerave qe me shqeteson eshte ajo qe me eshte thene nga avokatet e tij te cilet e kane te veshtire te takojne dike qe eshte ne burg . Ata kane vetem dy ore kohe per ta takuar dhe bashkebiseduar nga ku mund te ndertojne nje stategji nje marredhenie me klientin qe duhet per ta mbrojtur ate sa me shume qe te jete e mundur. Nuk eshte aspak nje gje e mire te jesh ne te tilla pozita. Kjo eshte me te vertete per tu shqetesuar.

Me shume se nje ekstradim i Assange ne Amerine per zotin Smith do te kishte vlere gjetja e nje kontrolli me te mire te internetit.

Nuk e di nese ndonjehere ata do tia arrijne ta ekstradojne. Mbase ata do te ndryshoje ndonje ligj kjo nuk do te jete e drejte. Shume njerez do te merziten nga nje veprim i tille. Qe tani shume njerez ne Angli jane te shqetesuar. Nese ai shkon ne burgjet amerikane shume e shume njerez do te merziten. Kjo nuk do te jete nje dicka kendshme. Me mire le te punohet se si ne kete bote moderne duhet te sillen me WikiLeaks me internetin per ta kontolluar me menyra te reja dhe jo arrestuar nje njeri qe quhet Julian Assange tha Smith.

Pavarisht deeshires prej nje miku te Assange qe ta shikoje ate te lire Von Smith e ka mese te qarte se beteja SHBA kundra Assange do te jete e gjate dhe e veshtire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›