E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove te shtena ndaj objektit te KFOR-it

Jane konstatuar disa probleme dhe incidente mengjesin e sotem ne Kosove ku po votohet per te zgjedhur Parlamentin e ri.

Sipas informacioneve te fundit ne Zubin Potok persona te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri ndaj nje objekti te KFOR-it pak momente para hapjes se qendrave te votimit ne oren 0700.

Zedhenesi i Policise se Kosoves Besim Hoti ka deklaruar se nga te shtenat nuk ka pasur persona te lenduar.

Nderkohe ne disa qendra te tjera te vendit jane verifikuar disa probleme te vogla me llampat identifikuese.

Ndersa ne Ferizaj kreu i komisionit komunal Idriz Hetemi njofton se procesi zgjedhor ka nisur pa probleme.

Nderkohe ne terren eshte gjetur nje leter ku shprehet pakenaqesia per organizimin e zgjedhjeve ne Mitrovice.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›