Topalli: Opozita të bashkëpunojë për integrimin
Ndërkohë që e quajti dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit për statusin kandidat një ndër momentet më historike për Shqipërinë, për kryeparlamentaren Jozefina Topalli kriza politike nuk e ndihmon procesin. Pak ore para se kryeministri të dorëzojë përgjigjet voluminoze në Bruksel, kryetarja e legjislativit u shpreh për mediat se duhet rekuperuar demi i bërë nga bojkoti i opozitës.
“Mungesa e bashkëpunimit të opozitës nuk e ndihmon procesin. Mungesa e bashkëpunimit është jashtë kohës, është jashtë vendit. Do të bëjmë çdo gjë për të rikuperuar kërcënimin që i është bërë nga bojkoti dhe kërcënimin që i bëhet nga mospjesëmarrja tërësore në të gjitha punimet parlamentare si në komisione, si në aktivitete të tjera të punës së parlamentit” tha Topalli.
Për kryetaren e kuvendit ka ardhur momenti për të nisur konsultimet për reformën zgjedhore. Për këtë arsye ajo rilëshoi ftesën për bashkëpunim drejtuar socialistëve. “Kam ftuar, ftoj dhe do të ftoj çdo ditë opozitën, PS, për të qenë bashkëpunëtore në çdo reformë. Kjo është detyra e opozitës. I ftoj të fillojnë konsultimet. Jemi në momentin vendimtar kur komuniteti ndërkombëtar dhe Europa po shikon se sa opozita po bashkëpunon në parlament për çuarjen përtej të reformave të tjera” tha Topalli.
Krahas ftesës për bashkëpunim, Jozefina Topalli theksoi gjithashtu se liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda 2010-s.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 14 prill 2010 ) < I mëparshmi