E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, dorëzohet sot pyetësori. Kukan: Shqipëria gati për heqjen e vizave

(UPDATE) Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Kështu është shprehur kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Eduard Kukan, gjatë konferencës "Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën", organizuar nga fondacioni Robert Schuman. Ndërkohë, Shqipëria dorëzon sot në Bruksel përgjigjet e pyetësorit për integrimin europian. Dosja me përgjigjet e 2284 pyetjeve do ti dorëzohet komisionerit për zgjerimin Stefan Fule nga kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha.

• Topalli: Opozita të bashkëpunojë për integrimin

"Ne, e pamë vetë se të gjitha kriteret teknike janë përmbushur dhe se Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Ne urojmë që Komisioni Europian të shprehet sa më shpejt, në mënyrë që Parlamenti Europian ta përmbyllë këtë proces, sepse është një çështje shumë e rëndësishme dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së. Ju, edhe një herë, keni mbështetjen tonë të plotë", ka deklaruar Kukan.

Ndërkohë, përsa i përket ngërcit politik në vend, Kukan tha se do të jetë me interes për Shqipërinë që e gjithë politika të kryhet me përgjegjësi. Ai tha se rruga evropianë për zgjidhjen e konflikteve politike është vetëm përmes institucioneve demokratike.

"Rruga europiane për të zgjidhur konfliktet politike dhe çështjet politike, është vetëm përmes institucioneve demokratike dhe proceseve demokratike dhe vendimet e ndërmarra nga këto institucione demokratike duhet të respektohen nga të gjithë politikanët. Bojkoti i parlamentit nuk është mënyra europiane e zgjidhjes së çështjeve politike. Mendoj se mesazhi që unë dhashë është mjaftueshëm i qartë. Do të jetë vërtet me interes për Shqipërinë që e gjithë politika të kryhet me përgjegjësi", tha ai.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 14 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›