E Diel, 1 Nëntor 2026

Stresi politik

Nga Anxhela Peza

anxhela pezaShqetësimi
Mbaruan zgjedhjet dhe stresi politik ende fle këmbëkryq tek qytetarët shqiptarë. Me këdo që takohesh, hasesh në rrugë, zhvillon një bisedë çaji, nëpër qendra të ndryshme ku dëgjohen copëza muhabetesh, shumë prej tyre i druhen tranzicionit të këtij vendi. Disa shprehin frikën e humbjes së punës që kanë, të sigurisë vetjake, drejtimin e të ardhmes së fëmijëve.  Absolutisht dhe kësaj të fundit pasi të rinjtë janë ato që vuajnë krizën, depresionin  dhe  problemet e shumta  të  vendit tonë. Ndërkohë që brezat e tjerë strapocohen gjithë kohës për të gjetur mbijetesën, frenat e ekonomisë, dhe një ekuilibër  të  mirë funksionimi në komunitet e familje.

Çpo ndodh ?
Zgjedhjet në Shqipëri kahera kanë përbërë problem. Në trysninë e zgjedhjeve qytetarëve ju është djegur makina kur kanë protestuar, ju është dëmtuar shtëpia, janë trembur pasi fëmijët kanë qenë në rrezik për të vajtur  në kopsht apo shkollë, qytetarë të rrahur,  të vrarë për të votuar x parti apo kandidat partiak. Këto fakte dhe ngjarje kanë krijuar një traumë për të gjithë ndaj jo më kot shqetësohen për gjithçka. Shumë prej tyre rrëfenjë për frikën e vazhdueshme nëse do ndodhin shkurtime në institucionin/godinën  ku punojnë. Disave ankthi për ndryshimin e madh pas tetë viteve nuk i lë ato të qetë as për të fjetur natën. Madje sa herë që i takon flasin po për të njëjtën shqetësim të tyre. Ankohen se nuk po bëhen dot gati as për pushimet e verës. Janë nervoz gjithë kohës, hasin vështirësi edhe në marrëdhëniet me shoqërinë apo familjarët e tyre. Planifikime të kursimeve monetare për vitin e ardhshëm.

Kjo aromë politike tashmë është bërë mendimi kryesorë për të gjithë ne.

Mund ta reduktojmë:
Stresi i çfarë do lloji që të jetë është një faktor shumë negativ për mirëqenien e njeriut. Mos harrojmë se nga stresi vjen gjithçka që ka të bëjë me sëmundjet me prishjen e ekuilibrit fizik e psikologjik. Fundja mjafton një mendim, sa e duam ne partinë që kemi zgjedhur, çfarë rëndësie jetësore ka ajo për ne, përputhen idealet tona me të dhe me njerëzit që rrethohemi? Vetë njeriu është rregullatori më i mirë i vetvetes së tij. Sugjerimi për individët vjen në formë të thjeshtë, duke menduar për gjëra të rëndësishme në kohën e duhur, sidomos kur ato nuk janë fare në dorën tuaj, kjo vetëm përkeqëson situatën që ndodheni tani. Shumë gjëra është mirë të përjetohen kur situate piqet, konkretizohet.  Ju i dini mirë se kush janë pikat tuaja më të forta, nxirrini në pah ato mendoni për të shijuar pushimet, relaksin veror, qetësinë shpirtërore,  kështu do mund të gjeni ide të reja, fuqi pozitive, dhe krijimin e  projekteve efikase. Politika e vendit është një pjesë që ndikon jetët tona, nuk është e gjithë jeta jonë.

*Psikologe këshillimi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›