Në Lindjen e Mesme mbetet shpresa për më të mirën, por po përgatiten për më të keqen
Muajin që shkoi në Jeruzalem, ndodhesha në një konferencë të organizuar nga Këshilli Yesha, organizata qendrore izraelite në Bankën Perëndimore. Folësi ishte Naftaki Bennet, lideri i partisë hebreje dhe ministri i ekonomisë, që po sillte këtë argument: konflikti palestino-izraelit nuk ka për t’u zgjidhur. Për ta theksuar edhe më shumë këtë argument, Bennet foli për një mik që kishte në shërbimin ushtarak, i cili vuante nga plagët e shpinës. Mjekët i kishin thënë se duhej operuar, por ai rrezikonte paralizën kështu. Miku im duhej të mësohej të jetonte me këtë problem të zgjidhshëm në fakt. Zgjedhja mjekësore ishte e qartë, thotë Bennett. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për Izraelin: në vend që të merret me zgjidhjen e konfliktit me Palestinën dhe të rrezikojë katastrofën, Izraeli duhet të zgjedhë masa të kufizuara dhe praktike për të menaxhuar realitetin e Bankës Perëndimore.
Paralelizmi i tij në fakt është i gabuar. Sekretari i shtetit amerikan John Kerry pati vullnet për ta gjallëruar disi paqen në Lindjen e Mesme me anë të negociatave. Kerry arsyetonte se zgjidhja mes dy shteteve nuk arrihet shpejt - mbase brenda 2 vitesh – nuk ka për të qenë e mundur, gjithsesi. Shumë shpejt, me fjalë të tjera, Bennet dhe të tjerët mund të kenë të drejtë. Ndërkohë që shpresohet për të mirën dhe për t’u përballur me realitetin, na duhet të përgatitemi për më të keqen.
Ndërkohë, Kerry duhet t’i japë një hov të ri bisedimeve për paqe dhe për shanset më të mira për sukses, ai duhet gjithashtu të planifikojë edhe dështimin e tij. Nëse negociatat dështojnë, ekziston një rrezik se njerëzit do të kapen pas fjalës së sekretarit të shtetit dhe do të nxjerrin përfundimin se dera e paqes është përfundimisht e mbyllur. Çfarëdo që të ndodhë në tryezën e bisedimeve, Kerry duhet të sigurohet se nuk i ndihmon dot njerëzit të binden. Për këtë Bennet kishte të drejtë. Dështimi duket se është real. Izraelitët dhe palestinezët janë të mënjanuar nga çështje të tilla të rëndësishme dhe për më tepër, secili nga dy palët dyshon se tjetri ka hyrë në bisedime me synime dashakeqëse.
Besimi është i vështirë të gjendet edhe në Tokën e Shenjtë: presidenti palestinez Mahmud Abass ka frikë se kryeministri izraelit Netanjahu ka interes vetëm thjesht për bisedime, me qëllim që të ulë tensionin ndërkombëtar në Izrael. Netanjahu dyshon se Abbas po përballet me një shoqëri palestineze që nuk bien dakord të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe ka hyrë në bisedime thjesht për të shmangur turpin nga dështimi i Kerrit dhe ka për të vazhduar të luajë lojën e turpit gjatë bisedimeve.
Lajmi i keq është se që të dy kanë të drejtë. Ambiguiteti krijues i Kerrit që ishte i nevojshëm në fillim të bisedimeve, në dukje do ta detyrojë atë të parashtrojë afatet e adresimit – duke iu referuar kufijve të vitit 1967 si një pikë fillese për bisedimet.
Kjo do të lejojë secilën palë të shprehet për këto parametra para se të hyjë në bisedime. Ata kanë rënë dakord që të mos jenë në një mendje, me fjalë të tjera, kështu e kanë ndarë mendjen thjesht të mos bien dakord në të njëjtën tryezë.
Për të shmangur lojën e turpit, Kerri duket se ka këmbëngulur në fshehtësinë e negociatave. Natyra e fshehtë e negociatave do të parandalojë palët që të shkelin pushtetin e turpit.
Nëse bisedimet dështojnë, a do t’i kthehet dot Kerri nisjes së negociatave aty nga e nisi – apo situata do të përkeqësohet edhe më? Janë të shumtë ata që frikësohen nga ndonjë pritshmëri e tillë, që çon në rebelim e dhunë. Në gjakderdhje më shumë se 4000 njerëz humbën jetën brenda 4 vitesh. Por këto paralele mes së sotmes dhe Intifadës së Dytë kanë mësuar leksionet më të gabuara nga historia. Shumica e ngjarjeve të vitit 2000 kishin të bënin me dinamikat e brendshme dhe vendimet e të dy partive para dështimit të bisedimeve për paqe. Organizatat palestineze – ku përfshihen dhe ato ushtarake të Lëvizjes së Tafahut Jaser Arafat – po përgatiteshin për dhunë më përpara se zhgënjimi nga Kampi i Davidit. Izraelitët ishin të përgatitur për një përgjigje të dhunshme ndaj dhunës palestineze – një reagim që mund të ketë ndihmuar shndërrimin e konfliktit te një lulëzim i plotë dhe intifadë të dhunshme.
Sot, rrethanat janë krejt ndryshe. Abbas nuk është Arafati dhe organizatat e sigurisë palestineze janë reformuar nën udhëheqjen e kryeministrit palestinez Salam Fayyad.
Sot, bashkëpunimi ushtarak mes izraelitëve dhe palestinezëve në Bankën Perëndimore është i frytshëm dhe mbështetet nga përpjekjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ruajtur sigurinë.
Nga ana e Izraelit, gjeneralët e përgjegjshëm komandojnë forcat në Bankën Perëndimore – njerëz të cilët janë të vetëdijshëm për rreziqet e ndonjë reagimi jo të pritshëm.
Sekretari i shtetit amerikan do të duhet të ruajë mundësinë për negociatat e ardhshme.
Uashingtoni duhet të përgatitet për të hedhur hapa të sigurt. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli duhet ta njohin shtetin palestinez, edhe nëse marrëveshjet finalizohen lidhur me kufijtë me Izraelin.
Ky sugjerim duket pak i çuditshëm: disa politikanë izraelitë, duke përfshirë edhe ish ministrin e jashtëm Danny Ayalon, sugjeronte që të realizohej kjo.
Hapat e mëtejshme do të jetë të gjata e të vështira për të siguruar procesin e paqes me një rrjet të sigurt. Izraeli për shembull mund të kthehet te ideja e një shkëputjeje nga Banka Perëndimore. Izraeli ndërkohë nuk do të ketë një marrëveshje finale lidhur me kufijtë.
Autoriteti në zonën e lirë do të bjerë nën Autoritetin Palestinez, ashtu siç ndodhi me Rripin e Gazës, kur Izraeli evakuoi më 2005. Këto hapa është e rëndësishme të koordinohen me palestinezët sa më shumë të jetë e mundur, që nxiten negociatat e mëtejshme. Dyshuesit (si unë) më përpara kanë gabuar. Ky raund i bisedimeve mund të ketë sukses dhe ne dëshirojmë vërtet që të jetë i suksesshëm me gjithë zemër madje.
Netanjahu ka një mbështetje politike – edhe nga partitë opozitare po të jetë nevoja – për të marrë vendime historike dhe guximtare. Abbasi mund të tregojë dyshim dhe të demonstrojë kurajo në përballje me rrethanat e vështira.
I urojmë krahë të lehta dhe kemi për të menduar seriozisht për bisedimet. Uashingtoni duhet të jetë i sigurt se fituesit e fundit të përpjekjeve për paqe nuk janë ata që kundërshtojnë paqen.
Përktheu Rudina Dahri