E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Pas skandalit të përgjimeve, nisin kurset e kodimit për fillestarët

26-07-2013 / Gazeta 55

Se si ne jemi pjesëmarrës në striptizën e përgjithshme të të dhënave dhe çfarë ka të bëjë një djath zviceran me infrastrukturën IT, e mëson në kriptoparti. Që nga afera e NSA kërkesa për to është e madhe. Pa alkool, pa muzikë në mes të javës dhe në mes të ditës. A mund të quhet një aktivitet i tillë parti? Po të pyesësh organizatorët, atëherë po, por kjo nuk është një parti konvencionale. Laptop pranë laptopi, duke shkruar në tastierë, një mori kabllosh. Kjo është përshtypja e parë. Pjesëmarrësit janë ndarë në grupe të vogla. PGP, GPG, AES, SSL, x509, IPv6. Për këto shkurtesa të fshehta është fjala sot në një kriptoparti në Këln. Të tilla organizohen që prej disa javësh në qytetet gjermane. Një mësues tangoje, një edukatore, një mjek dhe informaticienë kanë ardhur për të marrë pjesë. Të gjithë duan të mësojnë, se si mund të mbrojnë të dhënat e tyre nga sytë kureshtarë.
Shumë të moshuar interesohen për mbrojtjen e sferës private në internet Shumë të moshuar interesohen për mbrojtjen e sferës private në internet. Një 80-vjeçar pensionist nxjerr kompjuterin e tij. Me pak ndihmë nga vajza së tij ai hyn shpejt në rrjetin lokal, interneti punon, gjithçka është në rregull. Tani ai pret me durim, që të vijë njëri nga mentorët dhe t’i shpjegojë se si bëhet kodimi. "Unë dua që të shkoj me rrjedhën, të përvetësoj inovacionet e teknikës, prandaj edhe ndjek një kurs kompjuteri", thotë ai. Kodimi i të dhënave është një shkallë më e lartë, kjo mësohet në kurs. Kjo është arsyeja, pse ai bëri udhëtimin nga një qytet i vogël rreth 100 kilometra larg, për të ardhur në këtë parti. "Unë nuk kam sekrete," thotë pensionisti, "por unë dua të komunikoj me vajzat e mia me e-mail, që askush të mos mund ta lexojë. Fundja kjo është sfera ime private." Vajza e tij është duke instaluar programin e kodimit. "Unë duhet t’i mbroj vetë të dhënat e mia", thotë ajo. "Te shteti nuk mund të mbështetesh". Kështu mendojnë gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani. Interesi për kripoparti është rritur ndjeshëm që nga zbulimet e ish punonjësit të shërbimit të fshehtë amerikan, Edward Snowden. "Dikur vinin tre deri pesë vetë", thotë organizatori Jürgen Fricke. Një herë kemi patur dymbëdhjetë pjesëmarrës. Ndërkohë numri është rritur ndjeshëm. Kësaj radhe Fricke është dashur të kthejë mbrapsht shumë të interesuar, sepse zyra e tij ka vend vetëm për 20 vetë.
Një iniciativë globale nga baza e shoqërisë/Ideja vjen nga Australia. Një vit më parë, atje hyri në fuqi një ligj, sipas të cilit nga ofruesit e rrjetit kërkohet që të monitorojnë më fort përdoruesit e tyre. Një përdorues twitteri pyeste se kush mund t’i shpjegojë atij dhe njerëzve të tjerë, se si mund të mbrohen më mirë  kundër një survejimi të tillë, më së miri me një get-together. Lajmi u përhap me shpejtësi të madhe në twitter dhe pas një kohe shumë të shkurtër u organizuan në të gjithë botën parti kripto. Në Gjermani këtë ide e përvetësoi fillimisht Partia Pirate e ka bërë këtë ide si të vetat. organizatorëve e tjerë pa parti kjo u duket e pamjaftueshme. Jochim Selzer, matematicien, administrator sistemesh dhe bashkëorganizator i kriptoparti në Këln dhe Bon thekson: "Kriptoparti është një lëvizje ndërkombëtare që ka një karakter mbipartiak. Të gjitha partitë demokratike duhet të marrin pjesë në mbrojtjen e të dhënave, kjo temë nuk i përket vetëm një partie .."
Po si bëhet kodimi? Në shikim të parë e gjitha duket shumë e komplikuar. Por Jürgen Fricke, vetë specialist IT dhe organizator, përpiqet t’u japë guxim që në fillim: "Është sikur do të bësh për herë të parë një vezë të fërguar në një sobë me induksion. Ju duhen tenxhere të tjera, duhet të dini se si punon soba me induksion. Dhe pak më vonë gjithçka është e lehtë". Por shpjegim teknik duket pak më i komplikuar, se sa të bësh një vezë të fërguar. Secilit i nevojiten dy çelësa: një publik dhe një privat. Çelësi publik duhet të verifikohet fillimisht nga pjesëmarrësit e tjerë. Pra identiteti i bartësit kontrollohet. Atëherë mund të përdoret çelësi. Nëse marrësi është i sigurt se çelësi publik korrespondon me dërguesin, atëherë ai përdor çelësin e tij privat për të hapur postën. "Qëllimi ynë është që për dy deri në tre vjet, t’u mësojmë kodimin dhjetë milionë qytetarëve në Gjermani", thotë Fricke. Ai është shumë optimist, që do ta arrijë. Kodimi është temë e rëndësishme edhe në kompanitë gjermane. Sepse rezulton se infrastruktura IT është thembra e Akilit. "Siguria e informacionit të kompanive në Gjermani është në rastin më të mirë nëntokësore, jashtëzakonisht e varfër dhe me të meta", thotë eksperti i sigurisë IT Mark Semmler. "Përballë saj djathi zviceran ka një pamje shumë robuste". Me trajnime si kriptoparti  nuk zgjidhet çështja e mbrojtjes të të dhënave. Sepse me teknikat e kodimit vërtet mund të mbrosh përmbajtjen e e-maileve. Por metadatat, si, ora, data, dhe rreshtat janë ende të dukshme. Këtë e paralajmërojnë edhe organizatorët: "Ne marrim pjesë çdo ditë në një striptizë të përgjithshme të të dhënave." Pavarësisht nëse duam, apo jo.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›