Strindberg kthen Xhelilajn ne teater

Shfaqet ne premieren Zonjusha Zhuli ne festivalin e te rinjve sonte ne Teatrin Kombetar
Java e Festivalit te Teatrit te te Rinjve prezanton sot nje shfaqje premiere e cila paraqet interes se paku per dy motive. Autori i saj Johan August Strindberg 1849-1912 eshte dramaturgu suedez qe nje shekull perpara e futi teatrin ne rrjedha eksperimentale. Drama qe shohim sonte me regji te Luljeta Hoxhes eshte e periudhes kur Strindberg pergatitej per nje teater intim qe ne baze kishte nje perzierje te natyralizmit dhe psikologjise se botes njerezore.
Arsyeja e dyte eshte aktori. Zonjusha Zhuli shenon kthimin ne teater sado qe ne festival te rinjsh te aktorit Nik Xhelilaj. I shkeputur per kohe te gjate madje qe nga koha e studimeve dhe pas angazhimeve te njepasnjeshme e se fundi te suksesshme ne kinema pritet edhe me pretendimet ndaj aktorit qe sapo eshte shpallur nga European Film Promotion EFP nje nga dhjete talentet e aktrimit ne Evrope Shooting Stars 2011 per rolin e Arbenit ne filmin Shqiptari i Johannes Naber.
I vleresuar per kete rol me disa cmime nderkombetare.
Ai eshte Jeani sherbyesi qe joshet nga Zhulija vajze e shtreses se larte eshte burri qe rritet nepermjet gruas dhe ndihmon ne asgjesimin e saj. Konceptimi mbi natyren e seksuale te moskuptimit dhe konfliktit njerezor jane nje element i noviteteve qe Strindberg solli ne idete ne motivet per te cilat teatri duhej te shqetesohej hapur dhe fort kur flet per individin dhe individualen pa natyralizmin shpesh aq te nevojshem ne paraqitjen e marredhenieve sociale.
Ne rolin e Zhylise Olta Gixhari e njohur ne Pamje nga ura te Millerit perkrah Timo Fllokos dhe Yllka Mujos e con veten me duart e veta drejt fatit tragjik.
Zonjusha Zhuli 1888 e vleresuar nga dramat me te mira te autorit e pati premieren ne Teatrin Eksperimental te Strindbergut ne Kopenhagen me 1889.
Me perjashtim te Valle vdekjeje Babai qe jane vene ne skenat e Akademise se Arteve nga studentet dhe pedagoget e artit skenik nga autori i Karli XII Mbreteresha Kristine Ka krime dhe krime Gustav Adolfi etj. nuk kemi asnje prodhim nga Teatri Kombetar prej repertorit te ketij autori.
Influenca e tij ne gjinine dramatike eshte e gjere. Ndikoi ne autore te ekspresionizmit gjerman ne autore evropiane dhe amerikane si Eugene ONeill Eugne Ionesco dhe Tennessee Williams. Ndikimi i tij eshte vene re ne dramaturgjine e autoreve Harold Pinter Samuel Beckett John Osborne dhe John Arden.
Fale tij natyralizmi ne teater pesoi nje goditje edhe pse pikerisht ai ishte qe i dha natyralizmit thellesine me te madhe ne veprat dramatike.
Ne parathenia e drames Zonjusha Zhuli te Gjashte Drama Strindbergu shkruan Karakteret e mi jane konglomerate te fazave te shkuara dhe te tashme te qyteterimit copeza nga librat dhe gazetat cika te sjelljes njerezore vjeturina dhe zhele copash te fisme te arnuara bashke ashtu si shpirti njerezor. Une iu kam shtuar pak nga anamneza e zhvillimit duke bere qe i dobeti te vjedhe dhe te perserite fjalet e te fortit dhe duke i detyruar personazhet qe te huazojne idete apo sugjerimet nga njeri-tjetri.
Me kete veper Luljeta Hoxha konkurron ne Festivalin e Teatrit te te Rinjve qe po zhvillohet ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar deri me 23 dhjetor.
Zonjusha Zhuli shfaqet sonte 19 dhjetor ora 1900. Perkrah Xhelilajt e Gixharit edhe Ermela Ruri. Skenografia eshte e Redi Prenit.