E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karoatrecet miliona dhe konflikt interesi

TIRANE- Nje autoveture Mercedez- Benz me targa te Tiranes zbarkoi si shume
te tjera te marten ne mesdite ne piken e bllokimit te automjeteve ne Unazen e Re e
cila perdoret nga Policia Rrugore per ndeshkimin e automjeteve kondravajtese qe bllokohen nga policia rrugore e Tiranes kur konstatohen te vendosura ne menyre te kundra ligjshme apo kane mungese dokumentacioni.


Siperfaqja prej me teper se 6 mije metrash katrore numeron me qindra mjete por
vend ka ende. Here pas here vjen ndonje person qe merr dokumentet ne kruskotin e
vetures se tij. Ne nje kabine ndodhet punonjesi qe administron fletet e gjobave te prera nga policia dhe proces- verbalet e hyrjes apo te daljes se mjeteve.Targen e mjetit ju lutem -te thote zoteria nga brenda kabines. Pronari i mjetit nga jashte sportelit i jep te dhenat punonjesi i dorezon ca dokumente kerkuesit qe largohet. Nje tjeter person ndersa ka paguar detyrimet e tij ndaj policise troket per te marre automjetin e tij. Nepunesi i kujton se vec detyrimit qe ka per gjoben e policise dhe transportin
me karoatrec pagesa e parkimit eshte nje tjeter pagese qe duhet shlyer.


Kjo eshte pamja qe te ofrohet ne piken e bllokimit te automjeteve te Policise se Shtetit
e cila administrohet nga nje shoqeri private e perzgjedhur me tender publik ne vitin 2009.
Hije dyshimi per nje histori abuzive nisen te bien mbi kete tenderim thuajse nje vit me
pare kur ne ambientet e vete policise nisi te perflitej se perzgjedhja e subjektit ishte kryer
ne favor te nje zyrtari te Ministrise se Brendshme.
Z.Rame Oruci ish- drejtuesi i Qendres se Administrimit te Automjeteve me pare ka
qene pronar i disa automjeteve karoatrece qe punonin rrugeve te Tiranes per terheqjen e automjeteve. Ai ishte nje nga shume te tjere qe kishin karoatrecet e tyre duke i vene ne
sherbim te policise kundrejt nje pagese prej 3 mije lekesh te reja te vene si cmim aforfe.
Vete z.Oruci ka mohuar ne nje interviste per Shekullin te kete lidhje apo te jete perfshire ne kete procedure pasi sic shprehet nuk ka pasur mundesi per te nderhyre apo ndikuar.


Per me teper sipas tij subjekti qe kryen kete veprimtari eshte ne pronesi te nje italiani te cilin ai e njeh dhe ka punuar per te por vetem kaq.
Quhet Edilizia Dossetti subjekti italian qe eshte fituesi i procedures. Administratori
eshte kunati i z.Oruci dhe quhet Elvis Spartaku. Nuk kam asnje lloj lidhjeje me asnje
prej personave te punesuar apo me administratorin e ketij subjekti- tha Oruci gjate
intervistes per Shekullin.
Por ky tender qe merret me nje aktivitet me mjaft ndikim ne jeten e qytetareve te
kryeqytetit megjithese i zhvilluar ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes ka
terhequr vemendje te madhe nga Agjencia e Prokurorimit Publik nga Avokati i Prokurimeve.


Ata kane qene te interesuar per te nderhyre ne menyre energjike per te anulluar proceduren e zhvilluar ne qershor te vitit 2009.
Tenderi i zhvilluar per here te pare u fitua nga subjekti Bogova sh.p.k por u anullua per motivacionin e mungeses se sherbimeve te ngjashme nga subjekti fitues. Ne proceduren e dyte kjo kerkese nuk u pa e arsyeshme te vendosej.


Specialiste te Policise rrugore e cilesojne abuzive anullimin e kesaj procedure dhe
perzgjedhjen e firmes Edilizia Dossetti si fituese.
Pas anullimit te procedures se muajit qershor 2009 tenderi me objekt Ruajtje parking
dhe transport me karoatrec per automjetet e bllokuara nga Policia Rrugore e Tiranes u
zhvillua ne shtator te vitit te kaluar. Komisioni i vleresimit te ofertave qe heren e pare kishte shpallur fitues subjektin Bogova shpk per nje vlere prej rreth 13 milione lekesh te
vjetra heren e dyte shpalli Edilizia Dossetti- n pronar i se ciles eshte identifikuar italiani
Fulvio Doseti Fulvio Dossetti.


Administrator i subjekti eshte Elvis Spartaku vellai i gruas se ish- Drejtorit te Parkut
te Ministrise se Brendshme Rame Oruci. Deri para pak javesh z.Oruci ishte drejtor i Parkut te Automjeteve te Ministrise se Brendshme.
Perpara se te emerohej ne krye te Parkut te Mirembajtjes se Automjeteve te Policise se
Shtetit dhe Ministrise se Brendshme Oruci ishte bashkepronar i subjektit Oruci sh.p.k
qe ai pohon se e ka administruar me te vellane. referuar deklarates se pasurise. Vec
kesaj gjate viteve 2006 e 2007 ai ka pasur ne pronesi edhe disa kamione karoatrece te cilet punonin ne varesi te nevojave te Policise Rrugore te Tiranes. Ish-oficere te policise


rrugore hedhin dyshime mbi kete te fundit se kishte ngritur nje sistem biznesi te marrjes se
mjeteve me karoatrec duke bashkepunuar me policet. Edhe kete fakt Oruci e ka mohuar gjate intervistes se dhene per Shekullin.
Institucionet e prokurimeve loje me sherbimet e ngjashme Ideja e krijimit te nje pike te posacme per automjetet e bllokuara nga Policia Rrugore ze fill qe ne vitin 2006. Ne ate kohe ish- shefi i Policise Rrugore te Tiranes Shkelzen Alia e pa oborrin e Policise rrugore te Tiranes si te pamjaftueshem per te perballuar fluksin e automjeteve qe bllokoheshin. Ai ua propozoi idene eproreve dhe u be gati nje projekt urdher
i perbashket i Ministrise se Brendshme dhe te Financave per tarifat e mjeteve te
bllokuara qe gjendeshin me kundravajtje te ndryshme.


Ky projekt u be urdher ndersa me pare ish- Ministri i Brendshem Sokol Olldashi kishte
percaktuar edhe proceduren qe do te ndiqej me mjetet e bllokuara. Ne vitin 2009 baza
ligjore si urdhrat perkates si dhe lista e cmimeve e miratuar nga Ministria e Brendshme
dhe ajo e Financave ishin gati bashke me disa urdhra te tjere te nevojshem.
Per disa muaj rresht strukturat e Policise se Qarkut te Tiranes punuan per te pergatitur


menyren se si do te realizohej dhe organizohej pika e bllokimit duke perpunuar kerkesat
dhe specifikimet teknike qe duhet te plotesonte nje pike bllokimi dhe nje subjekt qe do
te fitonte te drejten per te administruar ate. Ne maj te vitit 2009 Drejtoria e Policise
se Tiranes hapi proceduren per realizimin e tenderit te mesiperm me objekt ofrimin e
sherbimit me objekt ruajtje dhe parkim automjetesh transport me karoatrec me nje
vlere prej 16 milione e 666 mije lekesh pa TVSH.


Ne proceduren e pare te zhvilluar me 3 qershor u paraqiten subjektet Nari sh.p.k
Xhast sh.p.k Klindi sh.p.k Vellezerit Sallaku Edilizia Dosseti dhe Bogova sh.p.k.
Komisioni i Vleresimit te Ofertave shpalli fitues subjektin Bogova sh.p.k ne pronesi
te Agron Meces i u cili njekohesisht kishte nje aktivitet ndertues. Oferta e tij u cilesua me
e uleta dhe ekonomikja krahasuar me ate te subjektit Vellezerit Sallaku me qender ne
Vore ndersa Edilizia Dosseti u rendit ne kete procedure e treta nisur nga cmimi i realizuar.
Afesisht 133 milione leke ishte oferta e paraqitur nga Bogova sh.p.k. Subjektet e
tjera Klindi Xhast dhe Nari sh.p.k u skualifikuan per arsye te ndryshme. Me tej
dy firmat e tjera Vellezerit Sallaku dhe Edilizzia Dossetti u renditen me poshte


per shkak se cmimi i tyre ishte me i ulet. Agron Mece pronari Bogova sh.p.k
gjate nje bisede me Shekullin ne kuader te ketij vezhgimi pranoi se oferta e tij ishte me
e mira per komisionin dhe se ai duhej te kishte lidhur kontraten por Agjencia e
Prokurimit Publik APP si dhe Avokati i Prokurimeve pretenduan se procedura kishte
pasur mungese ne drejtim te kryerjes se sherbimeve te ngjashme. Subjektet qe u skualifikuan ose qe nuk u shpallen fituese kishin ankimuar perzgjedhjen ne Agjencine e
Prokurimit Publik si dhe prane Avokatit te Prokurimeve.


Kjo eshte procedura e pare tenderuese e kesaj natyre dhe askush me pare nuk ka pasur
nje kontrate te ngjashme. Duke qene se te gjithe subjektet konkurente ishin vendosur
ne pozita te barabarta u rekomandua anullimi i procedures duke vene Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes perballe nje fakti te kryer.
Ky pretendim bie ndesh me kerkesat dhe specifikimet teknike te miratuara per kete
rast nga vete APPP duke qene se nje procedure e tille realizohej per here te pare ne
llojin e saj gjate procedures se dyte te ketij tenderi te zhvilluar ne muajin shtator po gjate
vitit te kaluar 2009.


Stersi i nje karro-terheqesi ankthi yne i perditeshem

Dy te rinj ecin te shkujdesur buze rruges drejt vendit ku kane parkuar makinen. Por cdo hap qe hedhin ne fytyre u stampohet nje hije e hidhur dyshimi. Makina nuk duket aty ku e
kishin lene dy ore me pare. Pronari i makines vendos doren ne xhep dhe
kerkon per celesin. Ai ndodhet aty. Ne mendje i kalon nje ide e frikshme


makinen ia kane vjedhur. Tere frike nxjerr telefonin nga xhepi dhe shtyp 129. Nga ana tjeter e telefonit vjen pergjigjja Alo policia. I trembur pronari i makines i shpjegon se nuk po gjen mjetin ne vendin ku e kishte lene. Polici i 129-es eshte i qete. E keshillon te
pyese ne policine rrugore ne numrin 126. Ne telefonaten e dyte polici i dyte
merr te dhenat e makines. Dhe kthen pergjigjen Makinen ta kane marre me
karroatrec. Mund te shkosh e ta gjesh tek parkimi i madh qe eshte tek Unaza e Re.
Pronarit te makines i vjen ngjyra e fytyres. Per ca sekonda eshte edhe i
lumtur qe mjetin ia kane marre me karroatrec. Ai duket te paguaje rreth
gjashte mije leke te reja por kjo nuk i duket asgje perballe ankthit qe mund
tia kishin vjedhur.


Pronari i mjetit siguron parate e kerkuara gjen taksine e pare dhe niset per
tek pika e bllokimit. Pas rreth nje ore udhetim ne trafikun e Tiranes dhe nje mije
lekeve te reja te paguara tek taksisti pronari i mjetit sheh makinen e tij te
hedhur ne menyre te cuditshme ne mes te nje fushe te madhe me balte. Roja e
parkimit te sheh me nje buzeqeshje ne fytyre dhe te jep ne dore disa letra. Jane
fleta e gjobes parate e karroatrecit dhe disa gjera te tjera. Te lutem merr dokumentet
e makines dhe shko paguaje gjoben tek komisariati i policise rrugore qe
ndodhet ne anen tjeter te qytetit- i thote roja e parkingut. Ai i shpjegon se gjoba
nuk mund te paguhet aty por domosdoshmerisht duhet te shkoje tek policia rrugore
per te marre nje leter ku shkruhet se ka paguar te gjitha gjobat e vjetra.
Serish me shume se nje ore udhetim ne trafik dhe serish nje mije leke te reja
te paguara taksise se dyte dhe pronari i makines gjendet perpara sportelit te
policise Nje zonje e sjellshme i thote Shko bej nje fotokopje dokumenteve te
makines fletes se gjobes dhe gjithckaje tjeter dhe me pas shko tek zyra postare
per te paguar parate. Fatmiresisht


fotokopjet nuk jane shume larg komisariatit te policise dhe pronarit te makines nuk i duhet te marre serish taksi.
Pasi ka mbaruar pune me fotokopjet pronari i makines paraqitet kete
here tek zyra postare. Te teta oret e punes se kesaj zyre postare mbushen
vetem me njerez qe duan te nxjerrin makinat e bllokuara dhe sportelistja
eshte ndoshta nje nga ekspertet me te mira te perpilimit te dokumenteve. Per
90 sekonda ajo te jep letrat ne dore dhe i thote 5800 leke zoteri. 4000 leke
ben sherbimi i karroatrecit 1000 leke eshte gjoba qe te ka vendosur polici
rrugor per parkim te gabuar 800 leke eshte parkimi i makines ne vendparkimin
e karroatreceve.


Me faturen e postes ne dore pronari i makines paraqitet edhe nje here ne sportelin e policise. Gruaja e sjellshme i jep ne dore nje leter ku tregohet se ai ka shlyer te gjitha detyrimet. Sapo del nga sporteli i policise pronar i makines sheh nje taksist qe ia
ben me dore Eja se te shpie une atje. Do te te marr vetem 500 leke. Taksisti e di shume mire se ku do shkoje ai njeriu qe doli nga sporteli i policise. Si ai ka shpene edhe tre persona te tjere brenda dites. Ora eshte ende 13.00 ndoshta ka per te derguar edhe
ndonje klient tjeter perpara ores 15.00. Kete here trafiku eshte me i renduar
dhe udhetimi i kalon ndjeshem 60 minutat. Me ne fund odiseja e pronarit
te makines ka perfunduar. Ai ka marre serish mjetin e tij. Kur gjithcka eshte kthjelluar ai kujtohet te pyese po perse ma moren makinen me karroatrec aty nuk kishte asnje tabele dhe une nuk isha i vetmi qe kisha parkuar ne ate vend


Roja i parkingut duket shume i gatshem qe ta ndihmoje. Ndodh qe keta te policise gabojne. Nese mendon se ke te drejte une them ta hedhesh ne gjyq. Por te fitosh gjyqin keta te firmes te japin parate mbrapsht- eshte keshilla e tij. Te hapesh padi civile te marresh avokat te paraqitesh disa here ne gjykate te gjesh provat dhe te shpenzosh
ore te tera per 5800 leke. Pronari i makines tund koken dhe largohet me nje buzeqeshje te hidhur ne fytyre. Nuk ia vlen


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›