E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Reagimi ndaj sulmeve do jetë i tmerrshëm

Sipas Kryeministrit Ehud Olmert, Izraeli do t‘u kundërpërgjigjet sulmeve palestineze me raketa nga Gaza me "reagime të shpejta, të ashpra e të tmerrshme" në rast se ato nuk ndërpriten menjëherë. Sulmet me raketa nga Gaza, e cila kontrollohet nga lëvizja "Hamas" ishte edhe justifikimi kryesor i ofensivës 3 javore izraelite në Rripin e Gazës. Gjatë fundjavës së shkuar, palestinezët goditën të paktën nëntë herë me raketa territorin izraelit. Njëra prej tyre shpërtheu në oborrin e një shkolle, por pa shkaktuar viktima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›