Një zëvendëssherif i Siatëllit keqtrajton vajzën 15-vjeçare
Pol Shen, 31-vjeçar, zëvendëssherif i Siatëllit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është nën akuzë për agresion ndaj një vajze 15-vjeçare në ambientet e paraburgimit. Ato që ia bëjnë shumë të vështirë mbrojtjen janë pamjet filmike të regjistruara nga një telekamerë, ku duket shumë qartë teksa godet me shqelma e grushte adoleshenten, e përplas përdhe duke e tërhequr prej flokësh dhe vazhdon ta godasë edhe kur vajza gjendet në tokë.
Gjatë agresionit qe i pranishëm edhe një agjent i dytë policie. Incidenti ka ndodhur në nëntor të vitit 2008, pasi vajza ishte arrestuar nën akuzën e vjedhjes së një makine. Në të vërtetë, siç u zbulua më pas, makina që drejtohej nga një bashkëmoshatare e adoleshentes, i përkiste prindërve të saj.
Zëvendëssherifi 31-vjeçar është nën akuzë për përdorim eksesiv të forcës. Videoja e regjistruar nga kamera e sigurisë u publikua pavarësisht kundërshtimeve të forta nga ana e avokatit të zëvendëssherifit dhe tani mund të shihet edhe në sitin YouTube. Vetëm një ditë më parë 31-vjeçari e kishte deklaruar veten të pafajshëm. Por menjëherë pas publikimit të videos u pezullua dhe tani rrezikon dënimin me 1 vit burg.