Portugalia drejt Euro 2012

Përfaqësuesja portugeze e futbollit ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Lisbonë, pas humbjes së turpshme 3-1 që pësoi të shtunën në shtëpi kundër Turqisë. Ajo ishte miqësorja e fundit e luzitanëve përpara startit të Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë.
Gjatë testeve për fazën finale të aktivitetit kontinental, skuadra e drejtuar nga Paulo Bento kishte zhgënjyer edhe në miqësoren kundër Maqedonisë, që përfundoi në barazim 0-0, ndërsa gjatë muajit shkurt, Portugalia kishte barazuar edhe me Poloninë.
Në stërvitjen e fundit përpara nisjes drejt Euro 2012 nuk kanë marrë pjesë Nani, Zhao Mutinjo dhe Fabio Koentrao, pasi të tre këta futbollistë po rikuperohen nga dëmtime të lehta që kanë pësuar.
Aventura e Portugalisë në turneun europian do të jetë një provë shumë e vështirë, pasi ata do të përballen në Grupin B me Holandën, Gjermaninë dhe Danimarkën. Ky njihet ndryshe edhe si “grupi i ferrit”, ndërsa më parë tekniku Bento ka deklaruar se fituesi i grupit ka shanse të mëdha që të triumfojnë në Euro 2012.
Portugezët kanë shumë besim te potenciali I skuadrës, por prej zhgënjimeve të fundit, kritikët thonë se skuadra ka mesfushë të jashtëzakonshme dhe krijon mjaft raste, por pika e dobët është sulmi, që shpërdoron shumë përpara portës. Luzitanët do të vazhdojnë përgatitjet në Opalenika në Poloni, për të qenë gati për sfidën e parë kundër Gjermanisë më 9 qershor.