E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strukturat parale e akuzojnë Tadiqin për tradhti

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 17:01

Bashkësia e Asambleve Komunale të strukturave paralele të Kosovës, e ka kritikuar sot Presidentin e Serbisë, Boris Tadiq dhe qeverinë e Serbisë duke thënë se për shkak të mundësisë së marrjes së statusit së kandidatit për BE, po e “sakrifikojnë” Kosovën.

“Është e dukshme që presidenti serb për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, po e sakrifikon krahinën jugore serbe që është shkelje e Kushtetutës dhe tradhti ndaj interesit kombëtar e shtetëror serb. Ky është vlerësim i pjesëtarëve të bashkësisë së komunave të Kosovës”, thuhet në komunikatën që është bërë publike gjatë ditës.

Ndër të tjera, në këtë komunikatë thuhet se Bashkësia e komunave serbe të Kosovës, përfaqësuesit e së cilës janë Marko Jakshiq dhe Milan Ivanoviq, është kundër bisedimeve në mes Beogradit dhe Prishtinës duke thënë se ato “diktohen” nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›