E Diel, 1 Nëntor 2026

Strukturat paralele heqin gjendjen e jashtëzakonshme në veri

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 13:27

Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se strukturat paralele në veri të Mitrovicës kanë hequr të premten gjendjen e jashtëzakonshme në atë pjesë të vendit.

Sipas këtyre burimeve, shtabi i krizave në veri pas shqyrtimit të situatës së përgjithshme të sigurisë, ka vlerësuar se situata në atë pjesë të vendit është stabile dhe e qetë.

“Qytetarët janë të liruar nga disa ndalesa që kanë ekzistuar për ta gjatë dy javëve të fundit dhe nuk ka nevojë të jenë në gjendje gatishmërie të shkallës së lartë si më parë. Ata mund të vazhdojnë pushimet e tyre, mirëpo të jenë të gatshëm për çdo situatë të mundshme që mund të krijohet”, kanë thënë nga shtabi i krizave në veri citojnë burimet.

Këto struktura që nga data 27 korrik patën shpallur gjendje të jashtëzakonshme në veri, duke apeluar tek të gjithë serbët që janë të aftë të përgjigjen në rast të çdo nevoje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›