E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën vala e të nxehtit, priten rënie temperaturash

Temperatura në diell, gjatë së premtes ishte 44 gradë Celsius, ndërsa ato në hije ishin 39 gradë. Sinoptikantët bëjnë me dije se gjatë ditës së shtunë dhe të diel do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave prej 1 deri në 2 gradë.

Java e ardhshme do të jetë edhe më e freskët, një lajm i mirë ky për të gjitha ata që kanë probleme me vapën. Sinoptikanët thotë se i gjithi rajoni i Mesdheut është përfshirë nga rryma përvëluese afrikane, duke e bërë të “zjarrtë” ajrin në këto vende.

Nga ana tjetër, urgjencat e spitaleve kanë pasur numër më të lartë të të shtruarish dhe persona që kanë ardhur për vizitë, për shkak të temperaturave të larta. Kategoritë më të prekura janë të moshuarit dhe fëmijët e vegjël. Moshat e treta, pacientet kronikë dhe femijët e vegjël duhet të bëjnë kujdes që të mos ekspozohen në diell, nga 10:00 e mëngjesit e deri në orët e pasdites.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›