E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vuri gjobë bankierit, Pretenca: 3 vjet burg Makishtit

riu Makishti u prangos tre muaj më parë, pasi dyshohej se ishte personi që kishte kërcënuar drejtorin e një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, Ehab Saad. 

TIRANE- Lulzim Makishti, i riu i cili i vuri gjobë Ehab Saad, drejtor i një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, rrezikon të dënohet me burg dhe gjobë. Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Gjykatës cilësimin fajtor dhe dënimin e tij me 3 vjet burg e 400 mijë lekë gjobë për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. I pandehuri Makishti e ka pranuar akuzën, duke u gjykuar me procedurë të shkurtuar, çka do të thotë se përfiton ulje të një të tretës së dënimit. I riu Makishti u prangos tre muaj më parë, pasi dyshohej se ishte personi që kishte kërcënuar bankierin Ehab Saad. Në telefonin e këtij të fundit si dhe tre pjesëtarëve të familjes, kishin mbërritur disa mesazhe kërcënuese. Një person, fillimisht i paidentifikuar kishte kërcënuar përmes një sms të mbërritur në telefonin e gruas së bankierit, ku këtij të fundit i kërkohej të paguante shumën prej 85 mijë eurosh, pasi në të kundërt do t’i vriste gruan ose vajzën. Madje, kërcënuesi e paralajmëronte të mos denonconte në polici. Por, nuk ka ndodhur kështu. Drejtori i bankës së nivelit të dytë ka vendosur t’i drejtohet policisë, duke denoncuar për kërcënimet dhe gjobën që i ishte vënë përmes telefonit. Pas shumë hetimesh, prokuroria arriti të zbulonte se personi që kishte kërcënuar bankierin ishte pikërisht Lulzim Makishti, djali i pastrueses së shtëpisë së Ehab Saad. 28-vjeçari nga Tirana e arrestua menjëherë dhe tashmë rrezikon të dënohet me 3 vjet burg dhe gjobë. Seancën e radhës, vetë Makishti do të japë pretendimet e tij dhe më pas Gjykata do të dalë me një vendim.
(s.g/GSH/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›