E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaportat biometrike, shpërndahen 55 mijë kuponë

Burimet nga posta bëjnë të ditur se vihet re një interesim kryesisht nga qytetarët që mbushin 18 vjeç, si dhe emigrantët.  Posta Shqiptare, duke vlerësuar maksimalisht procesin e pajisjes së qytetarëve me kuponë për letërnjoftimet elektronikë, si një proces kombëtar, ka angazhuar të gjitha strukturat e shërbimit postar në realizimin sa më dinjitoz të këtij shërbimi për shtetasit shqiptarë me ose pa pasaportë.

Sipas zëdhënësit të Postës Shqiptare, është shtuar shitja e kuponëve për pasaporta biometrike, në krahasim me kuponat për letërnjoftim elektronik, me një mesatare prej rreth 2 mijë kupona në ditë. Zyrat postare në të gjithë vendin, tha Gjymshana , janë të hapura çdo ditë të javës nga e hëna në të shtunë ora 08:00-20:00 dhe të dielën nga ora 08:00 deri në orën 15:00.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›