Lajnë kokën me ilaç për parazitë, helmohen 4 gra
Mësohet se dy gratë e vajzat e vogla, pasi kanë spërkatur gjithë kopenë me tretësirën e helit (fosfor organik), me të njëjtën lëndë, kanë bërë dhe larjen e kokës që të ngordhnin parazitët.
POGRADEC – Një nënë me dy vajzat e saj dhe një e afërt e tyre janë helmuar e ndodhen në rrezik për jetën, pasi me helmin e parazitëve që po dezinfektonin bagëtitë, kanë larë edhe kokën e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, në fshatin e largët Sllatinjë të krahinës së Mokrës, në Pogradec. Sipas policisë, 35-vjeçarja Dianpepa Kulloli së bashku me dy vajzat e saj, 13 e 6 vjeçe, së bashku me kushërirën e familjes, 47-vjeçaren Lumturi Bega, janë paraqitur me shenja të rënda intoksikimi në spitalin e qytetit të Pogradecit. Pas ndihmës së parë, për shkak të gjendjes së rënduar, që të katër pacientet janë nisur për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Nga burime të “Gazeta Shqiptare”, mësohet se dy gratë e vajzat e vogla, pasi kanë spërkatur gjithë kopenë me tretësirën e helit (fosfor organik), me të njëjtën lëndë, kanë bërë dhe larjen e kokës. Kjo, me qëllim që të ngordhnin parazitët. “Për shkak të sasisë së helmit të përdorur, efekti i tij ka qenë i shpejtë. Megjithëse janë nisur drejt spitalit me shpejtësi, të katër të helmuarat ishin në gjendje kritike dhe kërkonin ndihmë të kualifikuar. Për këtë shkak u nisën me urgjencë drejt Tiranës”, - pohojnë mjekë të spitalit të Përrenjasit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku u helmuan 2 gra e dy fëmijë të vegjël. Një vit më parë, me pasojë vdekjen e një 18-vjeçarje, një rast i tillë u evidentua në zonën e Çermenikës.
(s.g/BalkanWeb)