E Shtunë, 31 Tetor 2026

Degë e re në Kamëz, shërbim social

Shkolla e mesme profesionale në Kamëz do të nxjerrë specialistë të shërbimeve sociale, të cilët do ta kryejnë aktivitetin e tyre, në shërbim për njerëzit në nevojë. Shërbimi social shëndetësor do të jetë dega e re që do të sjellë risi në shkollën profesionale në Kamëz, dhe që është financuar nga qeveria gjermane. Në ceremoninë për zyrtarizimin e kësaj nisme, ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman, Robert Bosch, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Ministri Tafaj është shprehur se gjatë këtij mandati do t'i kushtohet një vemendje e veçantë arsimit profesional.
Ceremonia ka vazhduar me ndarjen e diplomave të mësimdhënësve të trajtnuar pikërisht për degën e re të arsimit profesional, pra për shërbimin social shëndetësor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›