E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët do tu vënë nota pedagogëve

Autori i Lajmit: Entela Duraj

Tashmë edhe studentët do të kenë mundësi të vlerësojnë pedagogët e tyre. Kjo është një formë vlerësimi jo në mënyrën klasike të dhënies së një provimi dhe marrjes së notës, por duke plotësuar një formular për punën e çdo pedagogu në auditor. Kështu, Universiteti i Tiranës ka përgatitur draftin e formës së vlerësimit të pedagogëve nga studentët, praktikë që do të nisë gjatë semestrit të dytë të këtij viti akademik. Sikurse ishte paralajmëruar edhe nga rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, formulari është dërguar në fakultete për të marrë mendimin e pedagogëve dhe të studentëve. Me anë të kësaj forme vlerësimi, studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të vlerësojnë pedagogët e tyre, lëndët, si edhe infrastrukturën e departamenteve përkatëse, çka do të mundësojë identifikimin e shpejtë dhe real të problematikave që ka Universiteti i Tiranës. Pas vendimit të senatit akademik për hartimin e kësaj forme vlerësimi, ajo u është shpërndarë të gjitha fakulteteve për mendim dhe duke marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e tyre është hartuar forma përfundimtare, që më pas do tu shpërndahet sërish fakulteteve për tu përdorur gjatë provimeve të fundit të semestrit të dytë të këtij viti akademik. Përpara çdo provimi, studentët do të plotësojnë formularin duke vlerësuar çdo pedagogë dhe çdo lëndë që kanë kryer, të dhëna që më pas do të grumbullohen nga rektorati dhe fakultetet e Universitetit të Tiranës me qëllim identifikimin e problematikave dhe marrjen e masave të nevojshme që do të mundësojnë zvogëlimin e tyre. Gjeni bashkangjitur formën e vlerësimit që do të plotësojnë studentët.

Formular Vlerësimi

PËR TË RUAJTUR DHE PËRMIRËSUAR MË TEJ CILËSINË E MËSIMDHËNIES DHE SHËRBIMIT, DO TJU LUTESHIM TË JEPNIT MENDIMIN TUAJ NË PROBLEMET E MËPOSHTME:

Lënda : ________________________________________

I. VLERËSIMI I LËNDËS: Klasifikoni progresin tuaj në këtë lëndë duke e krahasuar me progresin në lëndët e tjera që ju keni marrë deri tani. Përdorni shkallën e mëposhtme të klasifikimit për çdo pyetje:

1. Fitimi i njohurive mbi terminologjinë, metodat dhe tendencat. Mësimi i parimeve, koncepteve dhe teorive bazë.

Shkëlqyer
5 Mirë
4 Mesatar
3 Mjaftueshëm
2 Dobët
1

2. Përmirësimi i të menduarit logjik dhe i aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.

Shkëlqyer
5 Mirë
4 Mesatar
3 Mjaftueshëm
2 Dobët
1

3. Zhvillimi i aftësive për sistemimin e ideve dhe paraqitja e tyre në materiale të shkruara dhe gojore.

Shkëlqyer
5 Mirë
4 Mesatar
3 Mjaftueshëm
2 Dobët
1

4. Objektivat, kërkesat dhe rëndësia e lëndës janë shpjeguar:

Shkëlqyer
5 Mirë
4 Mesatar
3 Mjaftueshëm
2 Dobët
1

5. Shembujt realë dhe aplikimet praktike janë inkorporuar në leksionet, diskutimet, detyrat e kursit dhe shembujt studimorë.

Shkëlqyer
5 Mirë
4 Mesatar
3 Mjaftueshëm
2 Dobët
1

8. Provimet, detyra e kursit dhe seminaret më lejuan mua të demonstroj njohuritë që kam mësuar në këtë lëndë.

Shkëlqyer
5 Mirë
4 Mesatar
3 Mjaftueshëm
2 Dobët
1

9. Si do ta klasifikonit interesin tuaj për këtë lëndë?

Shumë të lartë
5 Të lartë
4 Mesatar
3 Mjaftueshëm
2 Dobët
1

II. VLERESIMI I PEDAGOGUT: Përshkruani sjelljen e pedagogut të lëndës duke përdorur shkallën e mëposhtme të klasifikimit për çdo pyetje.

1. Pedagogu është mjaft i interesuar për studentët, i përgjegjshëm për sa i përket problemeve të lëndës dhe korrekt në mësimdhënie.

Pothuajse gjithmonë
5 Shpesh

4 Ndonjëherë

3 Në raste të rralla
2 Kurrë

1

2. Pedagogu përdor një metodë efektive vlerësimi në provimet, detyrën e kursit dhe seminaret.

Pothuajse gjithmonë
5 Shpesh

4 Ndonjëherë

3 Në raste të rralla
2 Kurrë

1

3. Pedagogu është i aftë të shprehë idetë dhe mendimet qartë, duke përdorur një gjuhë të kuptueshme.

Pothuajse gjithmonë
5 Shpesh

4 Ndonjëherë

3 Në raste të rralla
2 Kurrë

1

4. Pedagogu ka përdorur një varietet materialesh dhe teknikash mësimdhënieje (shembuj studimorë, ushtrime eksperimentale, etj.)

Pothuajse gjithmonë
5 Shpesh

4 Ndonjëherë

3 Në raste të rralla
2 Kurrë

1

5. Komunikimi i pedagogut me studentët ka qenë:

Shkëlqyer
5 Mirë
4 Mesatar
3 Mjaftueshëm
2 Dobët
1

6. Si do ta klasifikonit cilësinë e mësimdhënies?

Shkëlqyer
5 Mirë
4 Mesatar
3 Mjaftueshëm
2 Dobët
1

III. VLERËSIMI I INFRASTRUKTURËS

1. Pedagogu ka përdorur të gjitha materialet didaktike ekzistuese të nevojshme për procesin e mësimdhënies

Pothuajse gjithmonë
5 Shpesh

4 Ndonjëherë

3 Në raste të rralla
2 Kurrë

1

2. Mjediset e zhvillimit të mësimit janë të mira.

Pothuajse gjithmonë
5 Shpesh

4 Ndonjëherë

3 Në raste të rralla
2 Kurrë

1

3. Biblioteka e Fakultetit ka qenë një ndihmë e mirë për procesin e mësimdhënies.

Pothuajse gjithmonë
5 Shpesh

4 Ndonjëherë

3 Në raste të rralla
2 Kurrë

1

4. Sekretaria e departmantit ka qenë disponibël për të gjitha problemet tona

Pothuajse gjithmonë
5 Shpesh

4 Ndonjëherë

3 Në raste të rralla
2 Kurrë

1

5. Sekretaria mësimore pranë Fakultetit ka qenë disponibël për të gjitha problemet tona

Pothuajse gjithmonë
5 Shpesh

4 Ndonjëherë

3 Në raste të rralla
2 Kurrë

1

IV. Komente ______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

Ky lajm është publikuar: 02/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›