Intervista, Sejdiu: Po ndryshimeve në Qeveri
Autori i Lajmit: redaksia
Në cilësinë e liderit të LDK-së, Presidenti fatmir Sejdiu në një intervistë për medien kosovare është shprehur pro ndryshimeve në Qeveri. Ai ka reaguar ndaj pyetjes nëse koalicioni qeveritar e ka jetën të gjatë, duke u shprehur se, “Unë them se duhet të ketë stabilitet në qeverisjen e vendit. Është shumë me rëndësi që të mbahen afatet ligjore dhe kushtetuese. Është po ashtu një faktor i rëndësishëm dhe ka hapësirë për të punuar edhe më shumë. Të njëjtën kohë gati ky vit i plotë nga nëntori e këndej shkoi nëpër zgjedhje. Prandaj, edhe qytetarët dhe institucionet e vendit kanë nevojë jo të pushojnë, por të kenë një prehje në kuptimin e përgatitjeve më të mira të proceseve normale që vijnë”. Ai është pajtuar me idenëq e një rifreskimi të Qeverisë, duke u shprehur se, “unë them se mbështes idenë që të ketë ndërtime të mira të institucioneve të qeverisjes. Nuk është imja që të pajtohem, sepse është Qeveria që merret me këtë, janë partnerët e koalicionit. Për mua është që të mbështes idenë e mirë dhe nuk jam asnjëherë kundër saj që të ketë qasje nëse partnerët e koalicionit gjejnë se diçka mund të funksionalizohet më mirë, sepse është në dobi të qytetarëve”. Më tej Sejdiu tha se, ka ende probleme te pjesa e ekzekutimit të politikave, në pjesët ku ende ka struktura paralele. “Unë them se ka probleme në këto pjesë, sidomos në këto tri komuna të veriut. Them se kohët e fundit janë bërë lëvizje të mira që janë bërë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me kontrollin më të shtuar të Doganave të Kosovës, një prezencë më të shtuar të Policisë së Kosovës dhe organizimet që do të bëhen, sidomos me këtë projektin e ri që ka të bëjë me strategjinë për integrimin aktiv të veriut. Jo në kuptimin e integrimit territorial, sepse kjo pjesë është pjesë integrale e Kosovës, por një integrim aktiv në jetën e përditshme dhe politike apo institucionale të vendit. Prandaj, ka ardhur koha që këto struktura të përfundojnë, janë ilegale, janë struktura që i kanë shkaktuar probleme të vazhdueshme Kosovës tash e 10 vjet dhe marrë parasysh synimet që ka projekti i Ahtisarit dhe natyrisht akti më i lartë i vendit me legjislacion përcjellës, këto struktura janë të papranueshme dhe si të tilla duhet të përfundojnë me këtë obstruksion që i bëjnë Kosovës”, tha ndër të tjera Sejdiu.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010