Gati Formulari A1, maturantët kundër koeficientëve
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Formulari A1, i domosdoshëm për Maturën dhe aplikimin në universitet është shpërndarë ditën e djeshme në shkollat e mesme. Tashmë maturantët do të kenë në dispozicion 9 ditë kohë për ta plotësuar atë. Sipas urdhërit të MASH më datë 10 mars do të bëhet dhe dorëzimi i këtij formulari. Çdo maturant mund ta tërheqë A1 pranë shkollës ku studion dhe me ndihmën e mësuesit kujdestar të bëjë plotësimin. Në fund të muajit mars, drejtoritë arsimore të çdo rrethi do të përpilojnë listat e maturantëve që do ti nënshtrohen provimeve të maturës, proces që nis me provimin e letërsisë më datë 1 qershor.
Formulari A1
Referuar rregullores së Maturës Shtetërore maturantët kanë të drejtë që në rast se gabojnë në plotësimin e formularit A1 të mund të tërheqin një tjetër, pasi në të kundërt ai konsiderohet i pavlefshëm. Njëkohësisht në shkolla janë ngritur edhe komisionet e posaçme që do të merren me ecurinë e procesit të maturës shtetërore duke nisur që nga konsultimet e deri te provimet e qershorit. Ndërkohë Ministria e Arsimit ka bërë publike edhe koeficentët e shkollave të mesme dhe të lëndëve me zgjedhje, të cilat duket se janë të ngjashme me ato të një viti më parë. Tri risitë në maturën e sivjetshme janë; heqja e formularve A3 dhe A4; korrigjimi i dyfishtë i testeve, si dhe mbyllja më herët e procesit të maturës (provimeve) më datë 30 korrik.
Protesta
Duke u ndalur te përcaktimi i koeficientëve, maturantët e Korçës kanë zhvilluar dje një protestë, duke pasur edhe mbështetjen e mësuesve. Maturantët e shkollës së mesme të përgjithshme (sesioni dygjuhësh shqip-frëngjisht) “Raqi Qirinxhi” në Korçë, janë shprehur kundër koeficientëve të përcaktuar nga MASH për shkollën tyre. Sipas nxënësve koeficientët janë tepër të ulët dhe kjo iu rrezikon studimet e larta në momentin e llogaritjes së pikëve për në universitet.
Maturantët
“Jemi kundër trajtimit me koeficient të ulët për shkak të sistemit shkollor dygjuhësh shqip-frëngjisht. Jemi përjashtuar nga trajtimi, si të gjitha shkollat e mesme, duke na trajtuar me një koeficient të ulët dhe jo me koeficentin 1.4, gjë që rrezikon njëkohësisht uljen e pikëve për pranimet në univerisitet. Në këtë mënyrë ne na hiqet e drejta e konkurimit të barabartë me maturantët e tjerë”, janë shprehur dje maturantë të shkollës së mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korcë, duke sbotuar edhe mësimin.
Drejtori i shkollës
Në mbështetje të maturantëve edhe drejtori i shkollës Vladimir Prifti thotë se trajtimi i veçantë i kësaj shkolle ka qenë i padrejtë, si pasojë e mosnjohjes së programit që kryhet në këtë gjimnaz. Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” është një nga shkollat e mesme me rezultatet më të larta në rang vendi, dhe nxënësit pavarësisht nga mesatarja e lartë rrezikojnë të mos zgjedhin degët e preferuara për të ndjekur studimet e larta.
Koeficientët
Tashmë janë zyrtarizuar koeficientet e 12 lëndëve me zgjedhje, nëpërmjet të cilëve çdo universitet ka shprehur parapëlqimin e tij për secilën lëndë, varësisht nga profili i fakultetit. Ministria e Arsimit ka publikuar zyrtarisht koeficientet e lëndëve me zgjedhje, që do të përdoren për pranimet e reja në universitete, për institucionet e arsimit të lartë publik; Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”. Tabelat e koeficienteve të lëndëve me zgjedhje për studime në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2010-2011, maturantët mund ti studjojnë edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit (ëëë.mash.gov.al në sektorin Matura Shtetërore). Gjithashtu janë publikuar edhe programet e studimit që do të ofrojnë universitetet. Për përcaktimin e koeficientëve të lëndëve me zgjedhje,(të cilët propozohen nga universitetet) edhe për këtë vit, Ministria e Arsimit ka vendosur të lërë në fuqi koeficientet e vitit të kaluar. Sipas MASH, çdo degë e shkollës së lartë shpallë propozimet për lëndët me zgjedhje të profilit të saj, për të cilat janë dy lloje koeficientesh në dispozicion, nga 1.0 në 1.3. Kështu, megjithëse universitetet kanë të drejtë të propozojnë koeficientë më të lartë për degët e profilit të tyre, vendimi për koeficientet përfundimtarë merret nga Ministria e Arsimit. Për pranimet në universitete, Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion dy lloje koeficientësh që janë: pesë koeficientët e llojit të shkollës së mesme dhe dy koeficientët e lëndëve me zgjedhje të preferuar nga dega e shkollës së lartë. Çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion pesë koeficientë nga 1.0 deri në 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4) me të cilat vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Mundet të vendoset i njëjti koeficient për dy e më shumë lloje shkollash. Secila nga tri notat e para (nota mesatare dhe dy notat për provimet e lëndëve të detyruara Matematikë e Gjuhë-Letërsi) shumëzohen me koeficientet e vendosura nga dega e fakultetit, respektivisht për llojin e shkollës së mesme që ka kryer kandidati. Gjithashtu, çdo degë e shkollës së lartë shpall parapëlqimin e vet për lëndët me zgjedhje të profilit të saj, natyror apo shoqëror. Parapëlqimi shprehet me anë të dy koeficienteve të tjerë me vlerë 1.3 ose 1.0. Me 1.3 shumëzohet nota e provimit me zgjedhje që është e parapëlqyer dhe me 1.0 në rastin e kundërt. Këto koeficiente nuk varen nga lloji i shkollës së mesme që ka kryer kandidati për student. Secila nga dy notat e lëndëve me zgjedhje shumëzohet me koeficientet e llojit të lëndës (1.0 dhe 1.3) të vendosur nga dega e fakultetit.
Llojet e shkollave të mesme:
Shkolla e Mesme e Përgjithshme, Profili i Përgjithshëm
Shkolla e Mesme e Përgjithshme, Profili Natyror.
Shkolla e Mesme e Përgjithshme, Profili Shoqëror
Shkolla Teknike Ekonomike 5 vjeçare
Shkolla Teknike Profesionale 5 vjeçare dhe 3+2 vjeçare
Shkolla Social Kulturore e Gjuhëve të Huaja
Shkolla Social Kulturore Artistike dhe Sportive
Shkolla Social Kulturore Pedagogjike
Shkolla e Mesme e Përgjithshme me kohë të shkurtuar
Shkolla Teknike-Profesionale me kohë të shkurtuar
Formula e llogaritjes së pikëve
Përzgjedhja e kandidatëve fitues sipas kuotave të propozuara për secilin universitetet do të bazohet në përllogaritjen e pesë komponenteve të Maturës Shtetërore. Përveç koeficienteve të lëndëve me zgjedhe tashmë janë përcaktuar edhe koeficientet për llojin e shkollës së mesme. Konkretisht për kategorizimin e shkollave të mesme çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficiente, nga 1.0 deri në 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme, të grupuara në 10 kategori kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Njëkohësisht janë miratuar tashmë edhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje, që variojnë nga 1.0 në 1.3. Renditja e kandidatëve fitues do të përcaktohet sipas së njëjtës procedurë të aplikuar dhe në vitet e shkuara. Formula tradicionale e përllogaritjeve edhe për këtë vit do të jetë sipas formulës tradicionale të Maturës Shtetërore (D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2]. Ku Ksh është koeficienti i shkollës, K1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje. Secili nxënës mund të llogarisë afërsisht sa pikë mund të fitojë duke njohur vlerësimet e veta , pra duke vlerësuar veten. Në këtë mënyrë do të orientohet më mirë për të kërkuar programin e studimit që dëshiron të vazhdojë në institucionet e arsimit të lartë publik. Ndërsa renditja dhe shpallja e fituesve për programet e studimit që kanë si kusht edhe konkursin e veçantë, si Arkitektura, Edukimi fizik, degët e Akademisë së Arteve, renditja e fituesve do të bëhet me një tjetër formulë. Në këto raste merren parasysh edhe pikët e konkursit.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010