E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e Metes PS te mos sulmoje institucionet

Nga mbledhja e kryesisë së partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se opozita po gabon në përpjekjen e saj duke iu kundërvënë institucioneve. Duke vlerësuar punën e kësaj force politike Meta tha se procesi zgjedhor ishte krejtësisht transparent, ndërsa rezultati u çertifikua nga institucione të krijuara me konsensus nga dy partitë e mëdha.

“Është gabimi më i madh t’i kundërvihesh institucioneve, thjesht sepse nuk të pëlqen rezultati. Këtë KQZ nuk e kemi krijuar ne. Kjo KQZ është produkt i konsensusit PS-PD. Ky Kolegj Zgjedhor nuk është krijuar nga ne. Është krijuar me konsensus të plotë nga PS dhe PD dhe të gjithë emrat e gjykatësve janë pranuar me konsensus nga të dy palët. Ndaj është koha që të dëgjojmë institucionet sepse qytetarin shqiptar e dëgjuam dhe e pamë më 8 maj, është koha për të vendosur një standard të ri të sjelljes politike”-tha Meta.

Kreu i LSI-së u ndal dhe tek përshpejtimi i integrimit europian duke vënë theksin tek bashkëpunimi mes forcave politike.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›