Vendimi, Flamurtari dënohet të luajë 4 ndeshje jashtë Vlorës
FIER- Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar me 4 ndeshje në fushë asnjanëse dhe 1 milion e 500 mijë lekë gjobë klubin Flamurtari, për revoltën e tifozëve në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndaj Skënderbeut. Aktet e dhunës të ndodhura në stadium, që u shoqëruan me thyerje të stolave dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, krijuan një situatë lufte në Vlorë.
Ndeshja është shoqëruar me një tension të jashtëzakonshëm, për shkak edhe të polemikave dhe akuzave gjatë gjithë sezonit mes klubit Flamurtari dhe Skënderbeu. Pas takimit, tifozët bllokuan ekipin korçar në stadium, duke zënë edhe rrugën, kështu që u desh ndërhyrja e forcave të shumta të policisë që Skënderbeu të dilte nga stadiumi. Kjo ngjarje ka bërë që Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e tij të ditës së shtunë ta dënojë klubin vlonjat me zhvillimin e katër ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe me një gjobë të majme prej 1.5 milionë lekësh.
Ndërkohë, është shtyrë vendimi për dhunën e plasur në takimin Tërbuni-Skrapari të ditës së premte, ku mbeti i dhunuar gjyqtari i ndeshjes Sadik Disha. Ai u rrah në fushën e lojës nga futbollistët pukjanë, për shkak se dha një penallti në favor të Skraparit, 5 minuta para mbylljes të shtesës së dytë. Pezullim prej 2 ndeshjesh edhe për trajnerin e Kastriotit Ramadan Ndreu, për sjellje jo sportive dhe protesta. Ai është dënuar gjithashtu me 100 mijë lekë gjobë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)