Laci dhe Kastrioti, me afer Skenderbeut dhe Gramozit
Surpriza dhe emocione kane dhuruar ndeshjet e Kategorise se Pare. Rezultatet e djeshme kane percaktuar deri diku ekipet qe do te rivalizojne ne pjesen e dyte te gares, per t'u ngjitur mes me te mirave te kampionatit dhe ekipet qe do te luajne per te mbijetuar ne kete kategori. Pervec dy ekipeve, Skenderbeut te Korces, qe kryeson Kategorine e Pare dhe luan sot ne fqinjet e Pogradecit, dhe Gramozit, ne vend te dyte, eshte rreshtuar mes favoriteve per te prere nje bilete ne Superiore edhe Kastrioti i Krujes, qe rrembeu nje pike ne Erseke, fale barazimit 1-1. Krutanet zbriten nje sezon me pare ne kete kategori dhe synojne te rikthehen serish mes me te mireve. Ne fund te klasifikimit, Naftetari i Kucoves ka shume pak shanse te mbijetoje, ndersa Skrapari, Bilisht Sport dhe me lart, deri te Sopoti, lufta per mbijetese pritet te jete e ashper. Ne takimet e djeshme ra ne sy fitorja e Lacit ne Tepelene perballe Luftetarit te Gjirokastres. Lacianet zhvilluan nje pjese te mire te lojes, pa portier, per shkak te nje kartoni te kuq, kundrejt tij, 20 minuta para perfundimit. Trajneri i Lacit urdheroi njerin prej lojtareve te futen ne porte, sepse ne kete moment i kishte kryer te tre zevendesimet. Perpjekjet e Luftetarit per te barazuar rezultatin rezultuan te deshtuara, sepse Laci mbrojti deri ne fund golin e pjeses se pare dhe fitoren qe i mundesoi nje ngjitje te dukshme ne klasifikim. Ne pjesen e dyte te gares, Laci pritet te jete nje rival i denje per t'u ngjitur mes me te mireve te Kategorise Superiore. Nga ndeshjet e djeshme vlen te permendet edhe barazimi i Dajtit pa gola ne fushe te Librazhdit, apo humbja e radhes per Naftetarit ne fushen e vet, 3-0.
A. Muraci
A. Muraci