Studentët e Mjekësisë ; “Dekani na gënjeu për stazhin”
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar dje përpara Rektoratit të Universitetit të Tiranës, ku kanë kërkuar që të hiqet stazhi, ashtu siç iu ishte paralajmëruar nga dekani i fakultetit. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, tha se do të gjendet një zgjidhje për problemin e tyre dhe se kërkesa e tyre nuk do të bjerë në vesh të shurdhët
Dhjetëra studentë të Fakultetit të Mjekësisë janë grumbulluar përpara Rektoratit të Universitetit të Tiranës, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të dekanatit të fakultetit për rivendosjen e stazhit. Protesta e zhvilluar dje paradite përfundoi me një takim të rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, me studentët, të cilët shprehën shqetësimin e tyre. Prof. Kule deklaroi se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.
Protesta
“Shkak për këtë protestë është bërë vendimi i fundit i marrë nga ana e dekanit të Fakultetit, z. Alfred Priftanji. Në qershor të këtij viti në një takim me studentët e fakultetit, dekani ynë, z. Alfred Priftanji, na raportoi për heqjen e stazhit dhe na tha se për çdo ndryshim në procedurat e vlerësimit të studentëve do të njoftoheshim në shtator, pra përpara provimeve të vjeshtës”, - protestuan studentët. Sipas tyre, lajmërimi se stazhi nuk është hequr ka ndodhur vetëm pasi ata kanë përfunduar stazhin.
“Vetëm 3 ditë përpara fillimit të vitit të ri akademik, (tetor e pas provimeve të vjeshtës dhe mbylljes së të gjitha procesverbaleve të provimeve), na u tha se stazhi nuk është hequr dhe procedurat e vlerësimit kanë ndryshuar. Me këto ndryshime rrezikohet që të ngelin me shumë se 600 studentë këtë vit”, – deklaruan studentët. Kjo, sipas tyre ka bërë që shumë studentë, që kanë qenë me nota të mira të rrezikohen të mbeten, pasi kanë lënë provime, në mënyrë që t’i marrin me një notë më të mirë në sezonin e ardhshëm.
Kule: Do të shqyrtohet
Pasi dëgjoi ankesat e studentëve, rektori i Universitetit të Tiranës tha se ankesa e tyre është e bazuar dhe se do të shqyrtohet nga rektorati. “Nuk duhet që gjërat të kishin arritur deri këtu, por duhet të ishin zgjidhur në fakultet”, – tha prof. Kule. “Por, në fund të fundit, rektorati për këtë është që të zgjidhë problemet që nuk zgjidhen në fakultet”. Ai u tregoi studentëve, se me anë të bisedave që kishte me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, ishte informuar se vetëm 15-20 studentë mbeteshin në vit, çka sipas tij ishte joshqetësuese.
“Por, nëse këta janë 600 ashtu siç thoni ju, atëherë është diçka që më shqetëson realisht”, - tha prof. Kule. “Diçka nuk shkon nëse kemi një numër kaq të madh studentësh”. Ai u premtoi studentëve se do të gjendet një zgjidhje për problemin e tyre dhe se nuk kërkesa e tyre nuk do të bjerë në vesh të shurdhët.