E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik ; Bllokohet Bulevardi Zogu i 1, parkimet tek “Skënderbeu”

Kaos dhe trafik për orë të tëra në rrugët hyrëse për në kryeqytet. Shkak i bllokimit të lëvizjes së makinave është bërë ndalimi i parkimit në krah të majtë të bulevardit zogu i parë dhe zhvendosja për tek sheshi Skendërbej.

Urdhri

Rreth mes ditës e deri në orën 14 të ditës së djeshme të gjitha rrugët hyrëse për në kryeqytet kanë qenë tejet të rënduara. Për disa orë drejtuesit e automjeteve janë gjendur të mbledhur kryq e tërthor me njëra tjetrën. Aq sa lëvizja nga aty ka qenë tejet e vështirë. Mësohet se para pak kohësh Bashkia e Tiranës ka lëshuar një urdhër ku thuhet se ndalohet parkimi në të majtë të bulevardit zogu i parë.

Duke i dhënë si zgjidhje parkimit të makinave në sheshin Skendërbej. Kjo ka bërë që makina të tëra duke qenë se nuk i ka zënë sheshi i vetëm i lirë, të endeshin rreth e rrotull për disa orë.

Makina të zyrtarëve që punojnë pranë ministrive dhe zyra të tjera të administratës apo institucioneve të tjera nuk kanë mundur të parkojnë më në bulevardin zogu i parë. Por ardhja e orarit të drekës ka vënë në lëvizje të gjithë drejtuesit e automjeteve të parkuara në shesh. Bashkë me to edhe makina të tjera të cilët kërkonin si të hynin ashtu edhe të dilnin nga qendra e Tiranës. Por për disa orë rresht janë gjendur përballë një trafiku tejet të rënduar.

Ngatërresa

Dhënia e urdhrit nga ana e Bashkisë së Tiranës për ndalimin e parkimeve në Bulevardin Zogu i Parë bashkë me trafikun ka sjellë edhe çakordim të lëvizjes së makinave. Shuam drejtues të makinave kanë shprehur nervozizëm pas disa minutash qëndrimi në të njëjtin vend. Aq sa shumë shoferë fiken motorin e makinave dhe po qëndronin në pritje që të liroj rruga për të kaluar. Nga ana tjetër edhe policët e qarkullimit rrugor nuk kanë ditur të menaxhojnë situatën por kanë lënë që të lëvizin në mënyrë natyrale sipas hapësirave që mund të gjenin.

Në lidhje me problemin e shfaqur dje në qarkullimin e makinave në qendër të Tiranës janë drejtuar pyetje si drejtuesve të policisë rrugore ashtu edhe Bashkisë së Tiranës por secila prej tyre shkarkoi përgjegjësitë e veta duku i ngarkuar institucionit tjetër. Ndërkohë që përditë drejtuesit e automjeteve përballen me kaosin e trafikut dhe mungesën e vend parkimeve. Ndërsa nga ana e institucioneve përkatëse zgjidhja e këtij shqetësimi është menduar ti jepet me përfundimin e disa projekteve dhe konkurseve.

Kthehet stazhi tek mjekësia, studentët protestojnë

Kthimi i stazhit në fakultetin e mjekësisë rrezikon të djegë 600 studentë. Për këtë

dhjetëra studentë të Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar para dyerve të rektoratit për heqjen e stazhit. Sipas tyre prej dy vjetësh stazhi ishte hequr nga ky fakultet, por këtë fillim të vitit të ri akademik u informuan nga dekanati i fakultetit që stazhi do të jetë përsëri. Studentët shprehen të irrituar pasi nuk kanë qenë të informuar para sezonit të provimeve për këtë rregull të ri. Për pasojë, vendimi për futjen e stazhin në mënyrë fare të rrufeshme ka sjellë që qindra studentë të rrezikojnë të humbasin një vit akademik. Ata kanë kryer një takim me rektorin e Universitetit të Tiranës Dhori Kule, i cili ka deklaruar se stazhi duhet të hiqet. Kule u ka premtuar studentëve protestues se do të negociojë me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë për zgjidhjen e problemit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›