E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Punës dhe PNUD fillojnë zbatimin e ligjit për barazinë gjinore

Përfaqësues të ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, e përfaqësues të PNUD-it dhe partnerë socialë kanë diskutuar sot mbi zbatimin e ligjit kundër diskriminimit. Sipas ekspertëve të PNUD-it, gjatë viteve të fundit

Shqipëria ka rritur përpjekjet në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe në luftën kundër diskriminimit. Një hap i rëndësishëm në kuadrin ligjor për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut ishte aprovimi i Ligjit në shkurt të këtij viti i ligjit për mbrojtjen kundër  diskriminimit. Sipas PNUD-it, ligji i ri rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka marrë përsipër përgjegjësi të veçanta në zbatimin e këtij ligji. Kjo sipas organizatorëve të takimit është vënë re në riorganizimin e saj, duke shtuar implementimin e këtij ligji, si pjesë e detyrave të Departamentit të Shanseve dhe Mundësive të Barabarta. PNUD, si një partner i fuqishëm në fushën e përfshirjes sociale, mundësive të barabarta dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut ka theksuar në këtë takim mbi zbatimin e ligjit kundër diskriminimit se do të mbështesë rritjen e kapaciteteve të punonjësve të ministrisë se PÇSSHB-së, në këtë drejtim.

Plazhi i Tales pushtohet nga privatët, pushuesit paguajnë edhe rërën
Përveç ndërtimeve pa leje ngritur në zonën e rërës ata kanë rrethuar edhe bregun duke mos lëne hapësira të lira për pushuesit që nuk kanë mundësi të paguajnë për të qëndruar me këto plazhe private. Në këtë plazh mungon edhe uji i pijshëm për shkak se i gjithë rrjeti është kthyer në lokalet e ndërtuara në zonën e bregut. Zaptimi i plazheve më të bukura të Vlorës për t'u kthyer në plazh privat është fenomeni që po përhapet në mënyrë shqetësuese në qytetin bregdetar. Madje edhe Plazhi i Ri vetëm emrin ka publik, pasi tashmë aty duhet të paguash për të patur një shezllon. Pushuesit janë mjaft të kënaqur me bukuritë natyrore që ofron Vlora, por shprehin habinë dhe shqetësimin për zaptimin e plazheve. Edhe pse muaji korrik sapo ka filluar përgjatë gjithë vijës bregdetare hasen çadra me të njëjtat logo, gjë që tregon se plazhi është i privatizuar. Çmimet variojnë nga 500 lek deri në 1000 shezlone në varësi të zonës ku shtrihet plazhi privat.

Last Updated on E Premte, 09 Korrik 2010 19:10

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›