E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e UBT, grevë dhe protesta

TIRANE- Ndërsa 15 studentë të Universitetit Bujqësor të Kamzës vazhdojnë ditën e tretë të grevës së urisë, qindra të tjerë kanë vazhduar edhe sot protestat para Ministrisë së Arsimit. Në mënyrë simbolike studentët kanë djegur diplomat e studimeve të tre viteve të para, pasi sipas tyre këto janë letra pa vlerë, nëse nuk vazhdojnë studimet edhe në nivelin e dytë. Studentët bëjnë përgjegjës Ministrinë e Arsimit pasi sipas tyre, nuk i ka njoftuar në kohë për mesataren si kusht për studimet e nivelit të dyta. Studentet thonë se kanë plotësuar 180 kreditet e nevojshme dhe vendosja e mesatares është një penalizim.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›