E Diel, 1 Nëntor 2026

"Baze", Taci Oil: Përbaltja e Tacit, goditje e qëllimshme ndaj biznesit

TIRANE- Zëdhënësi i grupit “Taci Oil” Milton Nushi i ka konsideruar të pabaza akuzat ndaj biznesmenit Rezart Taci, për dhunimin e gazetarit Mero Baze, duke theksuar se kjo është një përbaltje e qëllimshme të figurës së tij për të sulmuar biznesin që ai zotëron.

Përmes një konference për shtyp zëdhënësi i “Taci Oil” ka shprehur besimin se drejtësia do të marrë vendimin e duhur për këtë cështje, ndërsa ka kërkuar që organet e drejëtsisë të mos ndikohen nga grupet që sipas tij, përbaltën Rezart Tacin për interesa të ulëta.

Presidenti i “Taci Oli”, Rezart Taci u vetëdorëzua pasditen e djeshme në polici pas dhënies së masës së arrestit në mungesë “Burg pa afat” nga Gjykata e Tiranës për konsumim të veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në një nga lokalet e ish Bllokut, kur gazetari investigativ Mero Baze u dhunua sipas tij dhe kolegëve gazetarë që e shoqeronin nga Rezart Taçi dhe truprojet e tij. Policia ndaloi dy truprojat menjëherë pas denoncimit të Bazes ndërsa shpalli në kërkim Rezart Tacin.

Gjykata dha masën e arrestit “burg pa afat” për 2 truprojat dhe Tacin, ndërsa ky i fundit u shfaq pak orë më pas në shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë duke deklaruar se është i hapur për cdo hetim. Taci deklaroi për mediat se situata e krijuar është vetëm strategji e një lufte ndaj biznesit të tij, duke hedhur poshtë akuzat e gazetarit Baze për konflikt fizik me të.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›