Rikthehet A/H1N1, 9 raste të reja brenda javës
TIRANE- Shkon në 44 numri i të prekurve me virusin A/H1N1 në vendin tonë. Nëpërmjet zëdhënëses Alisa Demollari, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije riaktivizimin e gripit të derrave në Shqipëri dhe shfaqjen e 9 rasteve të reja.
“Pas një periudhe qetësie gjatë muajve Shtator-Tetor, virusi A/H1N1 po rifillon të qarkullojë në popullatë. Gjatë kësaj jave janë identifikuar 9 raste të reja. Të gjitha rastet kanë patur shenja të lehta dhe janë trajtuar në sistemin tonë shëndetësor, kryesisht në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë” u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetëisë.
Sipas Demollarit, brenda disa javësh pritet të mbërrijë në vendin tonë vaksina kundër virusit A/H1N1, ndërsa iu është bërë thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e virusit të gripit sezonal për të shmangur përplasjen e dy gripeve, cka do të rezultonte tepër e rëndë për shëndetin.
“Në farmacitë e vendit ka një sasi të mjaftueshme me vaksinë kundër gripit sezonal dhe Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e OBSH-së inkurajon me forcë qytetarët ta blejnë dhe ta përdorin këtë vaksinë, e cila aplikohet falas pranë Qendrave Shëndetësore për tu mbrojtur nga gripi sezonal” këshillon ministria. (e.n/BalkanWeb)