E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e gazetarisë, konkurs në ditën e komunizmit

Studentët e gazetarisë janë përballur për herë të parë publikisht me punën e vërtetë si gazetar. Në Ditën e Komunikimit, stafi i pedagogëve të këtij universiteti, ka përzgjedhur punën më të mirë në të gjitha zhanret e gazetarisë ku dhe ka ndarë disa çmime për punimet më të mira të studentëve. E veçanta ishte se juria ishte e përbërë nga pedagog të jashtëm të këtij fakulteti dhe që janë gazetarë të njohur në disa media kryesore, si Aleksander Furxhi gazetar në BBC, Roland Qafoku në "Ora Neës", Andi Tela në gazetën "Panorama", dhe Aleksandër çipa në gazetën "Shqip". Një përshëndetje të veçantë studentëve i bëri ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Në këtë aktivitet, punimi që spikati më shumë ishte "Përrallë në kohët moderne" që mori dhe çmimin e parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›